Adelina Rose e zbulon përballë Adelinës: Takat janë bërë fillimisht për mbretërit

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 13:02
Adelina Rose e zbulon përballë Adelinës: Takat janë bërë fillimisht për mbretërit

Këtë javë në emisionin "Show i së premtës" me Adelina Ismailin, i ftuar ka qenë Erblin Nushi e njohur si Adelina Rose, e cila është rrëfyer para prezantueses Adelina Ismaili, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Prej pamjes së jashtme dikush mund të thotë se jam i dashuruar në vetevete por në SHBA kam realizuar nëntë filma me storie të ndryshme", ka theksuar Adelina Rose.


Ajo ka folur edhe për buzëkuqin, duke theksuar se i jep fuqi derisa ka shtuar se në kohë të moqme takat janë bërë fillimisht për mbretërit për tu dukur më të gjatë, pastaj meshkujt e kanë parë se sa vështirë është të qëndrosh mbi to dhe ua kanë "ngul" femrave.

Emisionin e plotë ku Adelina Rose zbulon të pathëna nga jeta e saj në SHBA e peripecitë në Kosovë mund t'i zbuloni duke e shikuar në vijim emisionin e plotë...

(Kosova Sot Online)