PSE LIDHJA KOMUNISTE E KOSOVËS U MILITARIZUA- SHËNDRRUA NË PARTI NACIONAL SOCIALISTE

PSE LIDHJA KOMUNISTE E KOSOVËS U MILITARIZUA- SHËNDRRUA NË PARTI NACIONAL SOCIALISTE
PSE LIDHJA KOMUNISTE E KOSOVËS U MILITARIZUA- SHËNDRRUA NË PARTI NACIONAL SOCIALISTE

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 29 April 2024 - 11:23

Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami

Shkrimi botohet për herë të parë në KOSOVA SOT

NË SHKURT 1983?

Me mija akuza ishin ngritur jo vetëm në vitin 1981, kudnër rinisë shqiptare që ishte sulm special ndaj popullit, jo vetëm në Jugosllavi. Lidhur me ato akuza dhe psime të çdo lloji ishin vënë në ofenzivë po thyej se të gjithë sllavët, në atë krijesë artificiale të Versajit më 1919. Ta themi se brenga kryesore e komunistëve jugosllavë-serbianë, ishte bërë që shqiptarë pas vitit 1981, duhet të luftojnë për rikolonizimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, të cilët ishin larguar jo për shkak të ndonjë presioni, por për shkak të benifiteve më të mëdha që i kishin gëzuar deri më 1966. Sigurisht se ato benefite shpresonin se i kishin siguruar edhe nepër Serbi e gjetiu, simkastë popullore e privilegjuar.Ishte ajo kastë popullative sllave, që ishte kolonizuar nepër Kosovë me ligje raciste dhe me sigurim të policisë, partisë dhe shtetit nga viti 1912 e sidomos pas vitit 1918, përkatësisht 1945. Janë të shumta analizat që e përshkruajnë pozitën e vendasëve shqiptarë në anën tjetër, sa që pronën e vet shqiptari e punonte, dhe kur vinte ora për ta marrur frytin, vinte kolonisti me një dyzinë njerëzish të aramtosur dhe thoshte: “Kjo pronë është e imja”! (shiqo: Letra nga Peja, viti 1930).

Po, do t` i hargjojë RSFJ dhe LKJ-ës miliardatë nga viti 1981 e deri më 1999 për ta sllavizuar Kosovën, jo vetëm me ligje raciste. Dhuna shtetërore, do të legalizohet sidomos pas vitit 1989. Gjatë kësaj kohe disa institucione që u konvertuan në diçka, që nuk ishin çështje të rendomta, do të mbahën në mend.Por, diçka që ishte sekrete populli nuk dinte asgjë, se çka po ngjanë, “prapa perdeve” të pista dhe tragjike edhe për ata që i krijonin me vetëdije dhe me programe të shkruara.

Kësaj radhe do ta botojë dokumentin në të cilin pushon embrioni i të gjitha mizorive në Kosovë ndaj shqiptarëve posaqerisht. Tragjedia pushonte edhe ndaj popujve tjerë, sepse “termeti” kur shpërthen nuk e kursen asgjë. Fjala është, për kthimin e Lidhjës Komuniste të Kosovë në parti nacional socialiste- militariste, sepse me urdhët të kreut të partisë u themeluan brigadat dhe batalonet ushtarake të komiteteve të lidhjeve të komunistëve, duke u kamufluar si mbrojtje teritoriale në Kosovë, nga shkurti i vitit 1983.

Në Beograd vërtetojnë dokuemnetet pararëndes ishin vën në çarkullim katër dokuemnete bazë, që kishin për qëllim serbizimin e Kosovës me çdo kusht. Ato dokuemnete ishin: 1. Ligji për kolonizimin e viseve jugore , më 20 maj 1920; Urdhëresa për kolonizimiin e viseve jugore më 24 shtator 1920; Ligji për kolonizimin e viseve jugore më 11 qershor 1930. Në lidhje me këto ligje ishte organizuar një luftë speciale për kthimin e tyre në vlefshmëri. Dhe për t` e lehtësuar punën, njëherit për ta kritikur garniturën politike jugosllave dhe serbe ishte lansuar kritika për ZhVLEFTËSIMIN e Ligjit për ndalimin e kthimit të kolonistëve në Kosovë më 6 mars 1945. Madje dokumenti i militarizimit të LKK do të u sherbejë si motiv (thuhet për herë të parë-HB) përpiluesve të Memorandumit, të Akademisë Serbe më 1986, përkatësisht për përpilimin e “Programit Jugosllav për Kosovën” nga viti 1988. E vërteta, në asnjë shkrim serbinao-malzez nuk citohet: Vendimi i Polit Byrosë PKJ më 1 prill 1945 ku thuhet nga diktimi i Titos, ndërsa dorëshkrimi është i Millovan Gjillasit se: “Të gjithë kolonistët, pa dallim duhet të kthehën në Kosovë, por duke përjashuar Maqedoninë”. (Shiqo: Arhiv CK SKJ, God. 1945-Polit Byro 1 april 1945).

E vërteta, dokuemti për militarizimin e LK në Kosovë do t` u sherbej çetnikoëkomnunistëve serbian në vijim për të vrarë në konguniutet shqiptarë nepër emonstrata dhe ushtri, duke arsytuar se: “janë në luftë me iridentizmin shqiptar”.

TEKSTI INTEGRAL I DOKUMENTIT PËR MILITARIZIMIN E LK KOSOVËS

Dokumenti definitiv është miratuar në Beograd në KQ LK Serbisë më 8 shkurt 1983 dhe pastaj është shtruar në rend dite në Kryesinë e LK Kosovës. Pason teksti:

“Në bazë të pikës 8 të Udhëzimit të Komitetit Krahinor LK Kosovës për detyrat, organizimin dhe punën e LKK dhe mbrojtjën teritoriale në luftë, nga 18 shkurti 1976, Kryesia e Komitetit Krahinor të LKK , në mbledhjën e mbajtur në shkurt të vitit 1983, shqyrtoi propozimet e komiteteve komunale LK për emrimin e antarëve të brigadave dhe bataloneve të komiteteve të Lidhjës komunistave dhe solli VENDIM:

-Për emrimin e përbërjës drejtuesëve të LKK të brigadave dhe bataloneve në krahinë nepër komuna:

I. KOMUNA E PRISHTINËS

Komiteti i brigadës Lidhjës Komuniste:

1.Husamedin Azemi,2. Tafil Hoxha, 3. Svetisllav Jakshiq, 4. Avdyl Syleviq, 5. Milenko Spaleviq, 6. Liman Matoshi, 7. Zhivorad Igiq, 8. Lutvi Salihu, 9. Agim Deva, 10. Boshko Mirçetiq, 11. Bajram Hoti, 12. Shukri Kushevica, 13. Velibor Kecojeviq, 14. Shengyl Bejtullahu, 15. Jovica Jakovleviq.

Struktura nacionale: 8 shqiptarë, 4 serbë, 2 malazezë, 1 turk.

Komiteti i LK Bataloni i Parë

1.Milenko Spaleviq, 2.Muhamed Paçuku, 3. Shukri Kushevica, 4. Boshko Mirçetiq, 5. Agim Deva, 6. Sllavko Vujoviq, 7. Nuredin Idrizi, 8. Salih Vllasaliu, 9. Millan Jockiq.

Komiteti i LK Bataloni i Dytë

1.Zhivorad Igiq, 2. Hajzer Hajzeraj, 3. Ilija Gjoriq, 4. Selatin Rashiti, 5. Pavle Vasiq, 6. Arif Krasniqi, 7. Gëzim Bujupi (Nujupi, shkrian në dok.),8. Shefqet Peçanini.

Komiteti i LK Bataloni i Tretë

1.Bajram Hoti, 2. Hilmi Durimishi, 3. Liman Matoshi, 4. Shefki Stublla, 5.Millosh Sekulloviq, 6. Mehdi Kika, 7. Muharrem Thaçi, 8. Shaban Gashi, 9. Millomir Jovanoviq.

Struktura nacionale në brigadë dhe batalone: 15 shqiptarë, 8 serbianë, 1 malazez, 1 turk dhe 1 musliman.

II. KOMUNA E MITROVICËS

Komiteti i Brigadës Lidhjës Komuniste:

1.Millan Gvozdiq, 2. Bahredin Osmani, 3. Rifat Pllana, 4. Luan Bekteshi, 5. Dragomir Radivojeviq, 6. Shaqir Maliqi, 7. Jovan Periq, 8. Rrustem Rama, 9. Besim Zerza, 10. Imer Miftari, 11. Xhevat Sadiku, 12. Bogiq Roganoviq, 13. Erman Ibrani, 14. Idriz Idrizoviq, 15. Ivan Jargiq.

Struktura nacionale: 9 shqiptarë, 4 serbianë, 2.Malazezë

Komiteti i Lidhjës komuniste Bataloni i Parë

1.Jovan Periq, 2. Bulë Alija, 3. Sami Mustafa, 4. Radulle Jakshiq, 5. Zoran Kovaçeviq, 6. Millorad Vasiq,7. Xhevat Shabani, 8. Ferki Maxhuni, 9. Selatin Kaçaniku.

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 4 serbianë.

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Dytë

1.Nezir Prokshi, 2. Mirolub Mihajloviq, 3. Shaqir Maliqi, 4. Mehmet Sadiku, 5. Zhivorad Gjukiq, 6. Zoran Gjorgjeviq, 7. Izet Sadria, 8. Skender Ibrahimi, 9. Refik Kosova.

Struktura nacionale: 6 shqiptarë, 3 serbianë.

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Tretë

1.Rrustem Rama, 2. Kosta Galak, 3.Aleksandër Saveliq, 4. Hajriz Latifi, 5. Enver Rexha, 6. Zymer Tasimi, 7. Enver Bajgora, 8. Drago Trifunoviq, 9. Branimir Srblak.

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 3 serbianë, 1 malazez.

III-KOMUNA E GJAKOVËS

Komiteti i Brigadës Lidhjës komuniste:

1.Afrim Deva, 2. Dragolub Isailoviq, 3. Rexhep Xhikolli, 4. Kasim Axhemi, 5. Lulzim Gërçina, 6. Svetozar Vukoviq, 7. Ibrahim Shllaku, 8. Shemsedin Dauti, 9. Shefqet Morina, 10. Abdyl Juniku, 11. Enver Pruthi.

Struktura nacionale: 9 shqiptarë, 1 serbian, 1 malazez

Komiteti i Lidhjës Komuniste Bataloni i Parë

1.Shemsedin Dauti, 2. Abdyl Juniku, 3. Arif Batalli, 4.Islam Kursani, 5. Svetozar Vukoviq, 6. Zeçirja Bicurri, 7. Lulzim Gërçina.

Struktura nacionale: 6 shqiptarë, 1 malazez.

Komiteti i Lidhjës Komuniste, Bataloni i Dytë

1.Rexhep Xhikolli, 2. Enver Pruthi, 3. Petar Isailoviq, 4. Reshat Muhaxhiri, 5. Hilmi Hasimja, 6. Xhevdet Bytyqi, 7. Flamur Kumanova.

Struktura nacionale: 6 shqiptarë, 1 serbian

Komiteti i Lidhjës Komuniste Bataloni i Tretë

1.Kasim Axhemi, 2. Borisav Petroviq, 3. Ibrahim Shllaku, 4. Anton Shala, 5. Shaib Daija, 6. Esat Llonçareviq, 7. Mark Nikaj.

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 1 serbian, 1 musliman.

IV. KOMUNA E PEJËS

Komiteti i brigadës Lidhjës komuniste:

1.Skender Nurboja, 2. Orhan Basha, 3. Kurtesh Spahija, 4. Nusret Begolli, 5. Bogdan Sekulloviq, 6. Nezir Veseli, 7. Sherif Mekuli, 8. Fahrudin Mexhedoviq, 9. Stevan Kovaçeviq, 10.Rexhep Kazmi, 11. Skender Sheremeti, 12. Hajro Koçan, 13. Sreten Shantriq.

Struktura nacionale: 9 shqiptarë, 2 serbianë, 1 malazez, 1 musliman.

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Parë:

1.Muhamed Kasapolli, 2. Nexhet Mahmuti, 3. Sllavko Gjudoviq, 4. Nezir Veseli, 5. Alija Sulçe, 6. Ekrem Sejfoviq, 7. Zija Plava, 8. Zoran Nikçeviq, 9. Millorad Stefanoviq,

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 1 serbian, 2 malazez, 1 musliman.

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Dytë:

1.Sherif Mekuli, 2. Borisav Vukçeviq, 3. Hajrullah Gruda, 4. Sulo Xhocaj, 5. Sali Shala, 6. Zvonimir Rajoviq, 7. Stevan Kovaçeviq, 8. Husein Muhoviq,

Struktura nacionale: 4 shqiptarë, 2 serbianë, 1 malazez, 1 musliman.

Komiteti i Lidhjës komuniste Bataloni i Tretë:

1.Sreten Shantriq, 2. Rexhep Kazmi, 3. Shyqri Pajaziti, 4. Branisllav Bijeliq, 5. Zekirija Panxha, 6. Fahrudin Mexhedoviq, 7. Bozhidar Vojinoviq, 8. Skender Sheremeti, 9. Gani Gashi.

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 2 serbianë, 1 malazez, 1 musliman.

V. KOMUNA E PRIZRENIT

Brigada e Komitetit Lidhjës komuniste:

1.Maliq Osa, 2. Radisav Kijaçiq, 3. Gjorgje Mlladenoviq, 4. Bashkim Çereti, 5. Abdullah Krasniqi, 6. Radisav Softiq, 7. Skeder Muzbegu, 8. Miodrag Gllaviq, 9. Shaip Elshani

Struktura e nacionale: 4 shqiptarë, 4 serbianë, 1 turk.

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Parë:

1.Radisav Softiq, 2. Muharrem Bajrami, 3. Branisllav Dudiq, 4. Mustafa Gavazi, 5. Zait Pasuli, 6. Merdi Koxhbashli, 7. Muharrem Kamberi, 8. Ilija Vasiq, 9. Ahmet Ixhileri.

Struktura nacionale: 4 shqiptarë, 3 serbianë, 1 turk dhe 1 të tjerë.

Komiteti i Lidhjës komuniste Bataloni i Dytë:

1.Bashkim Çereti, 2. Adnan Beçiri, 3. Ramadan Krasniqi, 4. Sheip Idrizi, 5. Eshrefali Shishko, 6. Svetisllav Ugrinoviq, 7. Aliriza Seratli, 8. Pavle Mitroviq, 9. Isak Osmani.

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 2 serbianë, 2 të tjerë

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Tretë:

1.Shaip Elshani, 2. Ahmet Telaku, 3. Kadri Hoxha, 4. Dushan Jovanoviq, 5. Islam Krasniqi, 6. Bajram Kuçi, 7.Abdullah Krasniqi, 8. Bajrush Surlaj, 9. Sherif Elshani.

Struktura nacionale : 8 shqiptarë, 1 serbian

VI KOMUNA E FERIZAJIT

Brigada e Komitrretit Lidhjës komuniste:

1.Skender Lamaxhema, 2. Rasha Mihajlloviq,3. Radomir Janiçijeviq, 4. Rifat Abdullahu, 5. Imer Banushi, 6. Gafurr Tasholli, 7. Miftar Islami, 8. Staja Zdravkoviq, 9. Çamil Bytyqi, 10. Dragan Vishnjiq, 11. Enver Haxhimusa, 12. Ismet Sojeva, 13. Iliaz Ilazi.

Struktura nacionale: 9 shqiptarë, 4 serbianë.

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Parë

1.Rade Janiçijeviq, 2. Miftar Islami, 3. Nesim Lamaxhema, 4. Borisav Kostiq, 5. Jusuf Rushiti, 6. Bozhidar Naban, 7. Mustafa Dauti.

Struktura nacionale: 4 shqiptarë, 3 serbianë.

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Dytë:

1.Imer Banushi, 2. Zhivorad Taliq, 3. Gafurr Tasholli, 4. Veli Veliu, 5. Millorad Zhivkoviq, 6. Imer Arifi, 7. Besnik Begolli.

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 2 serbianë.

Komiteti i Lidhjs komuniste, Bataloni i Tretë:

1.Xhafer Jashari, 2. Dragomir Mlladenoviq, 3. Sami Haxhimusa, 4. Lubomir Pantelliq, 5. Fehmi Jusufi, 6. Rifat Abdullahu, 7. Osman Krasniqi.

Struktura nacionale: 5 shqiptarë, 2 serbianë.

VII KOMUNA E GJILANIT

Komiteti i Brigadës Lidhjës komuniste:

1.Zijadin Ilzai, 2. Bozhidar Stamenkoviq, 3. Aleksander Periq, 4. Iliaz Aliti, 5. Isak Isufi, 6. Fahredin Sherifi, 7. Dragolub Spaleviq, 8. Isen Iseni, 9. Abdullah Derguti, 10. Millorad Trajkoviq, 11. Ibrahim Sadiku, 12. Velko Nikoliq, 13. Selim Berisha.

Struktura nacioanle: 8 shqiptarë, 5 serbianë.

Komiteti i Lidhjs komuniste, Bataloni i Parë:

1.Dragolub Spaleviq, 2. Adnan Sllamniku, 3.Bogdan Periq, 4. Josif Kragiq, 5. Bejtullah Mustafa, 6. Shaban Bajrami, 7. Shemsedin Pira.

Struktura nacionale: 3 shqiptarë, 4 serbianë

Komiteti i Lidhjs komuniste, Bataloni i Dytë:

1.Feim Rasimi, 2. Svetomir Stamenkoviq, 3. Isen Iseni, 4. Nusuf Nasufi, 5. Stojan Stojanoviq, 6. Borivoje Mitkoviq, 7. Ekrem Haliti.

Struktura nacionale: 4 shqiptarë, 3 serbianë

Komiteti i Lidhjës komuniste, Bataloni i Tretë:

1.Radomir Stajkoviq, 2. Selim Berisha, 3. Zhivko Tomiq, 4. Sevdai Saçi, 5. Avdi Canaj

Struktura nacionale : 3 shqiptarë, 2 serbianë.*

*Ky dokument në origjinal gjëndet në Arkivin e Kosovës, Fondi LKK, viti 1983.

PSE E BOTOJMË KËTË DOKUMENT TË VEÇANT?

Ky dokument botohet për herë të parë. Dokumentet e këtilla janë të rralla, janë materiale të posaçme edhe nepër arkiva, sepse ky lloj dokumentësh mund të quhën edhe RARITET- i rrallë, për faktin se një parti që mbahej se ka autoritet në popull, dhe në përgjithësi në botë, me përpilimin e këtij dokumenti, po dëshmohej se LKJ-LKS-LKK ishin kalbur përbrenda. Ajo kalbje vinte e servuar nga qarqet shoviniste serbe, për faktin se LKJ po shndërrohej në parti fashiste, që e vret në rend të parë popullin e vet. Por, që të jetë “rariteti”, edhe më i veçant ky dokuemnt, ata komunista të brigadave-bataloneve terroriste-fashiste, atje ku dokumenti e kishte bërthamën ishte programuar që emrat të janë nga ata popuj të Kosovës, por që fundi i besimit u dedikohej vetëm shqiptarëve të zgjedhur, e të cilët duhej të tregoheshin se janë në gjendje jo vetëm të konvertohën në Jugosllavë, por në rend të parë të trasferoheshin në serbianë!*. *(Hulumto Programin: Sta treba ta se desi na Kosovu, da bi dozhiveli homogenizaciju serba i crnogorca, sa jedne strane, i pretvaranje albanskog komunistiçkog elementa u dezhurne krivace, to jeste da bi dokazali ne samo da su jugoslloveni, nego i da lako mogu biti i serbi. Jedino takvim kadrovima çemo vratitit Rankoviça u stvarnost i ustavnost zmelje 1983!).

Militarizimi i partisë dhe miopia e disa kuadrove shqiptare

Është simptomatike se ky dokuemnt i militarizimit (fashizimit) të LKK përputhët me kohën kur vdes A. Rankoviqi, me që rast fillon epoka e përgatitjës për luftë. Ajo luftë për Beogradin (serbianët) dhe disa kudro në Prishtinë fillonte aty ku kishte mbetur Rankoviqi më 1962, në luftën për pushtet: për DECENTRALIZËM (E Kardeli) dhe për CENTRALIZËM (A. Rankoviqi). Së këndejmi, lufta në rrethanat e reja duhej të zhvillohej nepër kongrese dhe plenume të partisë, kuptohet prapa perdeve të opinionit. Por, demonstratat rrevolucionare në Kosovë më 1981, i japin atij thelbin shtetëror komunist jugosllav, frontin demonstrues dhe kryengritës, kundër tiranisë dhe ideologjisë totalitare, një frymë të pakthyeshme. Ky fenomen, e bëri Beogradin (Palën serbiane me ideologji rankoviqiste) që demonstrimit dhe tentim kryengritjës shqiptare për avansimin e Kosovës në Republikë, t` i përgjigjën me argumentin e forcës- me polici dhe në fund edhe me ushtri, pa kursyer mejete, sepse edhe pala shqiptare po dëshmonte se është e polarizuar në mes forcës politike: Paqesorës dhe Jopaqesorës. Të parën e personifikonte LDK (nga 1989),kurse të dytën e personifikonin organizatat e majta, kryesisht të ndikuara nga Tirana shoqërore dhe politike (nga viti 1979). Po e them shoqërore sepse Kosova pa Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, konsiderohej se nuk mundet ta bëjë hapin elemenar të avansimit në Republikë.Së këndejmi, sintagma politike shqiptare ishte e inkorporuar në luftën demonstrative dhe violente me përmasa të kufizuara, sepse ajo rini, ai popull i viteve tetëdhejtë të shekullit XX, ishte i piekur në një sistem vlerash që peshonin në barazi ligjore dhe deklarative. Ky popullarizim i realitetit ishte i kapshëm për faktin se radio, televizioni dhe literatura e Shqipërisë, ishte bërë ushqim për shumë shqiptarë të rinjë dhe të reja, në tërë vednin, krejtë me qëllim që të jipet më në fund e drejta një populli që kurrë nuk kishte kursyer asgjë për liri dhe shtet etnik shqiptar.

A do të vrasin shqiptarë komunistët e brigadave dhe bataloneve të Kosovës?

Pse mos ta themi, se kjo temë edhe sot është shumë e ndieshme, sepse dalin në shesh shumë emra që sot kah pasardhës e ndoshta nuk e meritojnë historinë e paraardhësve të tyre.E vërteta, nga etika shkencore, nuk duhet kursyer askend nga përgjegjësia e kohës caktuar, krejtë me qëllim që populli të vetdijësohet dhe të mednoi tri herë se për një vepër që e kryen sot, nesër është dje, dhe ajo epër, ai krim apo spiunim nuk mund të abortohet asnjë argument historik. Po të mendohet kështu, individi nuk do të tradhtone kurrë. Madje, padrejtësitë do të ishin minore në shumë shoqëri të organizuara. E vërteta, do ta dalin sot zëra e të thonë se:“ky botim nuk na duhet tash, nuk e ka kohën!”. Ju them publikisht, po të kisha njolla politike, do të heshtësha sikur po heshtin ata që janë shterrë duke sharë rininë shqiptare për çdo ditë 1981-1989 si: “iridinstë, nacionalistë dhe stalinist”. Ngrituni dhe i kërkoni falje rinisë dhe atyre që u kalbën nepër burgje, ju që keni peshë të përgjegjësisë politike për atë kohë. Ata të burgjeve, disi janë në “Pritje” sepse janë nga shkolla e Adem Demaçit dhe do të falin, çdo njeri që iu drejtohet.Ndoshta dikush Jo?

Së këndejmi, e them me përgjegjësi të plotë, se ne jemi ende në luftë për forcimin e shtetit dytë shqiptar.Ne shqiptarët jemi në luftë për shtetëzimin e Republikës Kosovës, jemi në luftë, deri sa të bëhemi antar të OKB-ës dhe pas asaj date, që me siguri do të vjen, prap duhet vazhduar jeta për demokratizim dhe shtet ligjor. Prandaj,na duhet si buka, që mu në këtë rrugëtim të vështirë dhe me kthesa të papritura, t` i nxierrim në shesh mësimin historik, dhe ato fakte dhe ngjerje që nuk duhet të ndodhin sot, sikur kanë ndodhur dje, mos të përseritën. Pra, ta gjemë një front politik të përbashkët, por që nuk është i drejtuar kundër pakicave kombëtare në Republikën e Kosovës, që lindi më 17 shkurt 2008 dhe duhet të dëshmohet se shtet stabil në familjën e shteteve evro pernedimore. Me këtë, dua të them se nëse deri më 1966, dikush ka qenë i “obliguar” të koketojë me UDB-ën, e ata koketuesit ende nuk janë bërë publik të gjithë, disi nxierrja e emrave dhe familjeve të tilla (-të besueshme!), duhet të ndodhë dhe të bëhët, sepse populli shqiptar është lodhë qe dy shekuj gjenocid dhe mizori serbe, që i ka përjetuar ato tragjedi të shumëta, edhe me fajin e shqipfolësve. Por, mos të harrojmë se ato psime do të ishin paksa më të vogla në masë, po mos të kishte konfidnetë shqiptarë në të gjitha kohërat, që u kanë shërbyer okupatorëve. E pra, në bazë të filozofisë historisë: nuk ka okupator të mirë dhe okupator të kqijë. Ka vetëm okupatorë dhe tradhtarë që u sherbejnë si zagari gjatarit -dhunuesve të huaj. Në këtë luftë pra, duhet të jemi të pamëshirshëm, sespe sot antivlerat po provohet të konvrtohën në “vlera”, jo pa fajin tonë.

Çka duhej të dinin komunistët shqiptarë në ato rrethana të dirigjuara para dhe pas 1983?

Komunistët shqiptarë që pranuan të hyjnë në brigadat dhe batalonete e LKK, duhej ta dinin se Jugosllavia, e brenda saj edhe Kosova dhe shqiptarët e Republikës nuk sulmoheshin nga jashtë. Shqiptarët, duhej të dihej se protestonin (demonstronin) kundër rregjimin robërues nga brenda, e atë brendi rinia dhe qytetarët patriotë shqiptarë në Jugosllavi, hapur më nuk e duronin. Pra, të jemi të drejtë për drejtë: nëse njësitët komuniste (terroiste-vrasëse) ushtrake duhej ta luftonin dikend, atëherë ato themeloheshin për ta luftuar dhe e luftuan popullin shqiptar në përgjithësi. Pra, këta komunista të brigadave dhe bataloneve dhe jo vetëm këta, duhet të thuhet se kanë marrë pjesë drejtë për drejtë, në mizoritë ndaj kombit të vet. E ky argument nuk është kurrfar etiketimi, sepse sot “shumë korba po thonë se kemi qenë shqipe”!Shiqoni se si provojnë në mjegullat e demokarcisë të përfitojnë edhe ata që 1918-1941 ishin poverenikë, edhe ata që më 1941-1944 ishin në Partinë Fashiste të Bento Musolinit, edhe ata që që mbanin libreza të Gestapos, edhe ata që vranë patriotë në shkurt 1944 në Tiranë, po edhe që më 23 tetor 1944 në qendër të Prishtinës e vranë rininë, popullin liridashës që nuk kishte lidhje me komnunistët.Po mos t` i harrojmë edhe të gjitha ata që i sherbyen titizmit, madje edhe pas vitit 1967 kur patën shansin historik ta avnsojnë Kosovën në Republikë. E vërteta, Tito e kishte shtruar atë mundësi më 20 mars 1967, por më 21 mars 1967 shqiptarët në Brezovicë OFERËN e refuzuan.

Sa u takon komunistëve serbë dhe malazezë të inkuadruar në brigada dhe batalone ushtrake komuniste-fashiste në Kosovë më 1983, ata e kishin njëdetyrë primare nga Beogradi, që të ndihmojnë në rikolonizimin e Kosovës me sllavë.E vërteta, dokuemntet primare informojnë se ata kishin infrmacione se çka synon Beogradi.Prandaj, për ta ishte e “natyrshme”, ajo ndërmarrje sepse kolonizimi kishte ndodhë në Kosovë i sanksionuar edhe me normativë ligjore, po edhe me argumentin e kërbaçit 1918-1941 përkatësisht 1945-1966 kur shqiptarët u detyruan t` ua ngrisin me hangari 10 000 shtëpi kolonistëve dahi nepër Kosovë.

Kështu, pjesa e energjisë që u mbetej sllavëve, pas viti 1983 u legalizua më 1986 me Memorandumin e Akademisë Serbe se përt` u kthyer rankoviqizmi në vepër, fakt ai që tregoi pjesëmarrja e serbianëve në varrimin e tij (1983 afro 100 000 persona). Me këtë fakt një pjesë e intelektualëve shqiptarë e kuptoi me kohë se duhej përkushtuar argumentit të pushkës. Në anën tjetër politika serbiane për të vrarë ushtarë dhe demonstrantë shqiptarë nuk pushonte, dukuri ajo që nuk mungoi për njëzetë vite rresht, kuptohet nga radhët e atyre shovinistëve dhe vrasësve serbian që përfunduan me në Hagë, për krime monstruoze ndaj shqiptarëve. Po, dikush do të më shkruaj se në Hagë janë edhe shqiptarët (!). Po, por si hulumtues qe 25 vite, jamë i sigurtë se ata janë marrë atje vetëm për t` i amortizuar masoneria serbo-ruse mizoritë e veta, të programuara nazifashiste. E në ato shkundje, ka gisht edhe dikush në Perendim, sepse dy shtete shqiptare sot, fenomeni i luftës fitimtare të UÇK dhe NATO-s, është kah i pengon, edhe si model edhe si realitet. Prandaj, shqiptarët edhe me “hafijet” e regrutuar nga radhët tona, do të paguajm haraç. Ajo pagesë, po shihet se është e dedkikuar dhe e trilluar nga “Shtëpia e Verdhë” e deri te “burgjevet” inekzstente. Dhe jo vetëm kaq. Lufta speciale kundër Qeverisë së Albin Kurtit, sot është kah zhvillohët para syve tanë, gati në ato forma sikurse më 1983. Shtrohet pyetja: kur do të mendojmë me kokat tona dhe deri kur do ta luajmë lojën se: vijnë e na çlriojnë të tjerët;shtetin e Kosovës e kanë bërë Perendimorët dhe asnjë fjalë nuk duhet klithur se kush dhe si po investon në Serbinë fashiste, pale mos do të kthehet kah Perendimi. Ju them publikisht se kthim të Serbisë kah Perendimi edhe nëse i faket Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova , Kriacia, kisha dhe politika e Naçrtansë nuk kënaqet e don Serbinë e Madhe, nga Selaniku e deri në Trieshtë. Ky plan është i Rusisë nga viti 1907 dhe është regjenruar më 1965 kur ishte A. Rankoviq në Rusi për vizitë, ku ai në të gjitha takimet u quajt Kryetar!. (Shiqo: Koleksionin e Budimir Llonçarit 1962-1983 në AJ).

Pyetja se çka bëra kur e kuptove realitetin tragjik të militarizimit LKK më 1983?

Më duhët të rrëfehëm se e kisha të ditur se themelimi i gjashtë Brigadave dhe njëzet e një bataloneve komuniste-terroriste, që organizoheshin për t` u dalur në ball edhe ushtraksiht dhe “ideologjikisht” shqitarëve përpara me fuqinë e armës, duhej të objektivizohet. Andaj, në qetësi e lexova dokuemtin që ishte siellë në Arkivë me psotë speciale,dy herë dhe e përpilova një shkrim, të cilin e plasova në zyre, aty ku ishin adresat e fondeve të Arkivit. Por, para se t` e vëndosi shkrimin aty ku duhej vëndos, shtrova pyetjën logjike që të ankohëm në Komitetin e LKK të Prishtinës, si intelektual. Dhe, e bëra këtë kur ishte një komunistë me përvojë dhe pa ngarkesa aty në funksion .Ai në krye të komunistëve të Komunës Prishtinës kishte filluar të mbahej në medn se nuk i duron karerishtët dhe poltronët që i kishin duartë e përlyera me gjak nga viti 1945 e tutje. E vërteta, dy ditë isha në dilemë a të shkojë, apo ta prolongojë takimin për “ditë më të mira”. Me që ditë më të mira nuk vinin, vëndosa që të shkojë duke u lajmëruar për caktim të një termini.Po, termini mu caktua ditën e merkurë, të fundit të shkurtit 1983.

Pasiqë u përshëndetëm, si ishte rregulli, zyrtari i lartë (X=Y) i partisë më pyeti: Çfar problemi kie në Arkivë. I thash se nuk kam kurrfar problemi.Por në Arkivë vijnë dokuemnte konfidenciale me postë spseciale ku duhet nënshkruar sekretari ose drejtori parnimin. E vërteta, pse mos ta tehme se humica e atyre dokuemneteve që i lexonim me kureshtje, nuk kishin nga një herë kurrfar vlere, për t` u quajtur konfidenciale, sepse krysisht mirreshin me çështje se:“ emigracioni po thurte intriga kundër Jugosllavisë vetqeverisëse”, e ato shkrime në realitet i kurdiste UDB dhe i dërgonte si të hueja. Por, i thash zyrtarit të lartë se kam ardhur për ta shtruar si çështje një dokuemnt konfidentical , që ka të bëjë: ia hedhi dokuemtin fotokopje në tavolinë, duke e pyetur troq: Kujtë i dedikohet ky dokuemnt? E lexoi kalimthi, dhe u përgjegjë: “Po e kam të njohur dhe Prishtina e ka të inkorporuar edhe Podujevën në këtë brigadë dhe këto batalone”. Përgjegjëa ishte e bojatisur me një indiferencë, thue se asgjë nuk nuk kishte ndoddhur. Nuk e pritja prej tij këtë pozicion psikologjik. E pritëja se do politizojë paksa çështjën, por u tkurra në trup dhe fillova të flasi me ton paksa emocional: Shoku NN., prej sotit nuk jam më antar i LKK, sepse ky dokuemnt është i ngjajshëm me realitetin që ka ngja në Gjermaninë naziste më 1933. Këso njësishë i ka themeluar në Evropë vetëm partia Nacional Socialsiste e Hitlerit. Zyrtari komunist u ngritë në këmb dhe filloi të lëvizë kah karrika e tij, për të më treguar se tash e tutje, do të flasi nga pozita e funksionit. Mua ky gjest më kurajoi se vërtetë isha në elemnt të inteelktualit dhe nuk duhej të frigohesha. Prandaj pa një taktizim e ngrita zërin duke aluduar në pozitën e Emil Zolla më 1896. E vërteta medoja se për ta shpëtuar Drajfusin fatmejrë, Emil Zola kishte prapa një popull të civilizuar. Ndërsa unë si shqiptar më 1983, do të përfudoja në ndonjë burg apo greminë sikur shumë të tjerë. E me veti e kisha edhe një dokuemt tjerët se sa shqiptarë si ushtarë dhe demonstratntë ishin vrarë nga viti 1962 e deri më 1983. Por atë dokuemt e skajova dhe nuk e plsova para tij. Në atë atmosferë, përshkruaj shënimin e shkurtit 1983: Pikërisht iu drejtova: unë ndoshta nuk kuptoi asgjë nga politika; ndoshta jam nën ndikimin e literaturës, por mendoi se intelektuali, po ndoshta edhe komunisti i vërtetë, duhet ta ngre zërin për çdo padrejtësi. Dhe paksa për ta zbutur situatën e përmenda shembullin e V. I. Leninit, kur e botoi:“Marrëveshjen sekrete të Londrës 1915”, për ricpotimin e Shqipërisë. Nuk iakam përemdur edhe pazaret tjera, që i ngërthen ai dokuemnt,i Fuqive të Antanstës (Rusi, Angli, Francë), për ta përvetësuar Italinë në krahun e yre, duke ia falur trevat e hueja, e një nder ato treva ishte edhe Krahinën e Vlorës, krejtë me prapavi për t` u treguar shqiptarëve se: “nuk duhet të keni shtet”. Prandaj shoku NN.nuk ka thënë rastësisht Bajram Curri dhe tërë Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës:”Hazreti Leninini- që do të thot:Zotëri Lenini! Në atë atmosferë mendoja se duhet ngritët një Emil Zolla nga varri, dhe ta drejtonte drejtësinë. E vërteta në atë zyre kisha shkuar se do ta luaj rrolin e Emil Zollës, por kisha punë me perosona që cituan: “Komunizmi nuk ka ardhte”. U përgjegja, unë me që luftojë për atëdhe, nuk do të mund të bërem komunist kurrë.

Shefi komunist në zyre mbeti i shtanguar, sepse shembulli i Emil Zollës, Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe Komitetit Kosovës, tregonin se si do të fillojë Lufta e Vlorës, pas Luftës Parë Botërore, për t` u rilindur Shqipëria në themelet 28 XI 1912. Në këto rrethana isha më se në në një pozitë psikologjike pozitive, për mua në atë takim. Të paktën e kisha të sigurtë se nuk do të më burgos. Nuk dua të elabrojë më tepër atë atmosferë në të cilën na u gjet në zyre njëfar Sh. Vitia, por shumë shpejtë dola nga zyra imponueshëm nga vetvetja, me një prosi (nga N. N.)që: “librezën që e çkeva aty në zyre mos ta ‘konsumojë, edhe për një kohë”. Gabova, sepse “konsumimin” mu adresua pikërisht nga ata që i kanë emrat në Brigadat dhe batalonet e LKK, për të na përjashtuar zyrtarsht nga partia dhe nga puna nëdekadën e parafundit, më 1989. Kuptohet, se nga ajo kohë për shumë intelektualë shqiptarë dhe për mbarë popullin fillon një Epokë e re që luftën duhej ta bënte me moton: bëje ose vdis.E ata që kanë vekur në radhat e UÇK-ës për Republikën e Kosovës-lavdi. Lavdi edhe martirëve të shumtë të 600 varrezave masve, të cilat për t` i përkujtuar për çdo vit, gjashtë muajtë e parë po shkojnë duke i parë: Nënat, motrat, baballarët, farefisin, shqiptarët kah lotojnë pranë lapidarëve. Nuk e di, a lotojnë komunisët shqiptarë të brigadave dhe bataloneve komunisto-naziste të vitit 1983, ndonjëherë. Ndërgje e brejtur është, nëse nuk kërkojnë falje dhe nuk i lëshojnë dy pika lotë, pse jo edhe për luftën e drejtë që është bërë, për çlirimin e Kosovës –Dradanisë nga robëria nazifashiste e Millosheviqit, Sheshelit dhe nxënse të tyre që moralizojnë sot nepër Evropë e që janë A. Vuçiq dhe I. Daçiq.Deti kurë?

Kush nuk mendon drejtë sot, nesër është vonë për të përmirësuar diçka nga ai realitet. Por mësimi i urtë dhe qëllim mirë është i respektuar nga civilizimi pa koment!

Shkrimi i kushtohet atdhetrait historik të papërserishtëshëm,Prof Ukshin Hotit!

Më 29 prill 2024

Ndalohet reprodukimi i dhe botimi pa lejen e “Kosova Sot Online”.