Dalin pamje të reja nga përplasja Klopp – Salah: Gjermani e kërcënoi sulmuesin se do ta kthente në stol

  • S.A /
  • 29 April 2024 - 11:09
Dalin pamje të reja nga përplasja Klopp – Salah: Gjermani e kërcënoi sulmuesin se do ta kthente në stol

Jurgen Klopp dhe Mohamed Salah kishin një përplasje verbale të shtunën në fundin e ndeshjes West Ham United – Liverpool,transmeton "Kosova Sot Online ".

Është përfolur shumë për incidentin pasi Salah dukej se ishte i mërzitur nga fakti që Liverpool pranoi gol pikërisht në momentin që ai do të futej në lojë.

Një kënd i dytë i incidentit tani tregon se Klopp i ofron dorën Salah para se të futet në lojë dhe ky i fundit është pak me vonesë në kthimin e gjestit.

Klopp duket dukshëm i acaruar nga gjuha e trupit të Salah dhe i tregon pankinën, një gjest që tifozët e interpretuan si shefi që kërcënon se do ta kthejë në pankinë.

Sipas disa fansave, Salah kishte qenë duke u ngrohur deri në 30 minuta para se të futej më në fund, gjë që e bëri atë të zemërohej me trajnerin e tij.

Disa besojnë se Salah kishte të drejtë, ndërsa të tjerë thonë se ishte e gabuar nga ai që reagoi ndaj Klopp në atë mënyrë.

Klopp megjithatë nuk dha shumë detaje pas ndeshjes për përplasjen, duke thënë se gjërat janë sqaruar në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë vet Salah tha pas ndeshjes shkurtimisht se nuk dëshiron të flas, pasi do të ishte zjarr nëse ai flet për këtë. 

(Kosova Sot Online )