Donika Gërvalla në “Ulpiana Forum” flet për angazhimin e diasporës

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 08:29
Donika Gërvalla në “Ulpiana Forum” flet për angazhimin e diasporës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur në Forumin e Ulpianës për angazhimin e diasporës, zhvillimin dhe diplomacinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka shkruar se thelbi i ambicies qeveritare është që të zyrtarizohen hapat institucionalë, informues, zbatues për angazhimin e diasporës.

“Ulpiana Forum kërkon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet angazhimit të diasporës, zhvillimit dhe diplomacisë. Thelbi i ambicies sonë është të zyrtarizojmë hapat institucionalë, informues dhe zbatues për të na ndihmuar në krijimin e një kulture kuptimplote të angazhimit të diasporës”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)