Zbulohet arsyeja e takimit Lajçak e O’Brien në Munih

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 22:00
Zbulohet arsyeja e takimit Lajçak e O’Brien në Munih

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan i Shtetit James O’Brien, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi O’Brien kishte deklaruar se “SHBA-ja nuk do ta shoh partnere Qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit nuk e sheh partner SHBA-të”, teksa ka pasur kritika të ashpra për çështjen e dinarit.

Në lidhje me çështjen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak tha se me O’Brien kanë dhënë dakord për kontakt shumë të ngushtë.

Ata u takuan përpara konferencës së Sigurisë së Mynihut.

“Shkëlqyeshëm për t’u kapur me @StateEUR O’Brien përpara Konferencës së Sigurisë të Mynihut të këtij viti. Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ranë dakord të qëndrojnë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të SHBA-ve në punën time”, ka thënë Lajçak. 

(Kosova Sot Online)