Kurti jep detaje sesa qytetarë janë regjsitruar deri më tani

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 17:31
Kurti jep detaje sesa qytetarë janë regjsitruar deri më tani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e regjistrimit dhe ka bërë thirrje tek qytetarët që të përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim.

“Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar, edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit.

Falënderoj secilën dhe secilin regjistrues për dedikimin profesional që kanë shfaqur deri më tani. Ftoj qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për regjistrim”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se ky proces bëhet çdo dhjetë vjet dhe është vendimtar për planifikimin e Kosovës si shtet dhe progresin si shoqëri.

(Kosova Sot Online)