Prishtinë: Dy persona të maskuar hedhin benzinë në një shkollë dhe tentojnë t’ia vënë zjarrin

  • E.K /
  • 04 May 2024 - 13:48
Prishtinë: Dy persona të maskuar hedhin benzinë në një shkollë dhe tentojnë t’ia vënë zjarrin

Dy persona të panjohur e të maskuar kanë thyer dritaren e një shkollë në Prishtinë, kanë hedhur benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personat në fjalë pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Rr. Josip Rela, Prishtinë 03.05.2024 – 18:05. Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)