Vuçiq takon O’Brien në Mal të Zi: Nuk u pajtuam për shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën

  • E.K /
  • 16 May 2024 - 14:48
Vuçiq takon O’Brien në Mal të Zi: Nuk u pajtuam për shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar me ndihmës Sekretarin Amerikan, James O’Brien, përgjatë qëndrimit në Mal të Zi në kuadër të Samitit të Liderëve të Rajonit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka shkruar se ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e reformave dhe rrugës evropiane të të gjithë rajonit.

“Falënderova SHBA-në për mbështetjen e reformave dhe rrugës evropiane të të gjithë rajonit, e cila do të reflektohet në radhë të parë në mundësi të reja dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiq.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiq ka thënë se ndonëse nuk janë pajtuar për shumicën e çështjeve që lidhen me Kosovën, Serbia vlerëson përfshirjen e SHBA-së kur bëhet fjalë për presionin për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përfshirë Asociacionin.

“Edhe pse nuk u pajtuam për shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën, Serbia e vlerëson përfshirjen e SHBA-së kur është fjala për insistimin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog dhe para së gjithash formimin e Asociacioni”, ka shkruar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)