Prishtinë: Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë

  • E.K /
  • 17 May 2024 - 14:07
Prishtinë: Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që ishtin të zëna me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)