Dështimi për të hyrë në agjendë e për t’u bërë anëtar, Osmani: Do të hyjmë në KiE, është çështje kohe

  • E.K /
  • 17 May 2024 - 14:32
Dështimi për të hyrë në agjendë e për t’u bërë anëtar, Osmani: Do të hyjmë në KiE, është çështje kohe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Osmani ka thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tutje ka thënë se në këtë rrugë, Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit.

Presidentja Osmani ka falënderuar vendet që e kanë përkrahur Kosovën deri tani.

“Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë Këshillin e Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më herët sesa vonë”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)