Mitsotakis: Rruga drejt Evropës do të jetë e mbyllur

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 22:20
Mitsotakis: Rruga drejt Evropës do të jetë e mbyllur

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar sot Maqedoninë e Veriut se rruga e saj drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk ka një respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse disa nga ana tjetër besojnë se mund të mos e respektojnë Marrëveshjen, duhet të dinë dy gjëra: së pari, rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe e dyta, memorandumet që duhet të ratifikojmë nuk do të ratifikohen, përderisa nuk ka pajtueshmëri absolute. Pajtueshmëri absolute nga Qeveria e re në përputhje me atë që parashikon Marrëveshja”, tha Mitsotakis.

Athina zyrtare reagoi ashpër pasi në emërimin e saj presidentja e re e RMV, Gordana Siljanovska-Davkova iu referua vendit të vet si “Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut”.

Kjo u shoqërua edhe me largimin e ambasadores greke në RMV nga salla.

(Kosova Sot Online)