Reagon Murati: Jo çdo herë bëhesh anëtare e një organizate

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 20:14
Reagon Murati: Jo çdo herë bëhesh anëtare e një organizate

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, lidhur me situatën në vend, sidomos me mos futjen në agjendë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tha se kjo ka qenë një “kronikë e mospranimit të  paralajmëruar”.

Ai tha se javëve dhe muajve të fundit ishte e qartë se kishte një kushtëzim nga partnerët ndërkombëtarë, duke filluar me deklaratat e të deleguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për të vijuar me përfaqësuesit nga Franca e Gjermania.

Ky është realiteti politik në të cilin ne gjendemi e që, si shoqëri duhet ta kuptojmë, sepse jo çdo herë nëse plotëson kushtet bëhesh pjesë e organizatave ndërkombëtare. Bazuar në kritere, Kosova ka plotësuar të gjitha këto para shumë vendeve të tjera, që janë pjesë e KiE-së”,tha Murati.

(Kosova Sot Online)