Ky është i riu nga Gjilani i cili vdiq pas një aksidenti me motoçikletë

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 21:38
Ky është i riu nga Gjilani i cili vdiq pas një aksidenti me motoçikletë

Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në trafik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se i ndjeri kishte suksese të mëdha në gara të ndryshme motoçikliste.

“Në lulen e rinisë, në moshën më të mirë, qenka ndarë nga jeta një bashkëqytetar i yni e një djalë shembullor. Hobi i tij, i cili i solli edhe suksese të mëdha Fidanit në gara të ndryshme, e ndau nga ne përgjithmonë fizikisht, duke na lënë kujtime të mira për të. Ngushëllime të përzemërta familjes, shoqërisë dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)