Emërimi i sllovenit Pahor në dialog me Serbinë, një avantazh pozitiv për Kosovën

Emërimi i sllovenit Pahor në dialog me Serbinë, një avantazh pozitiv për Kosovën
Emërimi i sllovenit Pahor në dialog me Serbinë, një avantazh pozitiv për Kosovën

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 01 May 2024 - 08:14

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj – Zhuriani

Kam bindje të fortë për shumë arsye se dinamika për zhvillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë sepse vjen në krye një ish president i Sllovenisë z. Borut Pohor, e që përpos se është nga një vend mik tradicionalisht, zoti Pohor ka qëndrim burrnor, sa e kam përcjell unë punën e tij dhe jo si ai Lajçaku që mua personalisht më ka lënë përshtypje se është një bishtdredhur dhe shpesh herë tregohej hapur se e përkëdhelte Serbinë Fashiste.

-Aq sa lexojmë dhe kemi njohuri nga këto bisedime, Z. Borut Pohor , ka treguar se është duke u përgatitur dhe shihet se do e merr punën seriozisht, dhe do jeni të bindur se do të ketë qëndrim dhe jo përkëdhelje, por, mos harroni edhe një gjë që po jua them që tani se Serbia fashite do ta kundërshtoj hapur dhe jo vetëm kjo që do i mjafton por, do shpik shumë gjëra që i di vetëm Serbia fashite, njollosjet, etiketimet të pa vend, se ky shtet nuk ka gjë tjetër të mirë pos që i kanë në gjak shpifjet dhe rrenat. Ne nuk po bëjmë HOP pa e kërcyer gropën, por ,po pres zyrtarisht që z. Borut Pohor ta merr timonin e këtyre bisedimeve dhe pastaj do shohim punën e tij këmbëngulëse dhe më dinamike të shpejtuar dhe jo si ata bishtdredhur më parë që ndryshe flisnin në Beograd dhe ndryshe flisnin në Prishtinë.

Pra, Serbia e di se qëndrim i shtetit Slloven është në anën tonë dhe ajo mu për këtë përgatitë ndërskamca të turpshme dhe që mund të kërkoj edhe dorëheqjen e tij, sepse Sllovenia gjithmonë na ka përkrahur neve dhe po ashtu edhe në Bruksel. Një gjë kam shpresë të madhe pa hyrë në detaje se Borut Pohor, nuk do të jetë Lajçak dhe do shihni nga puna e tij se ku do zbulohen animet dhe përkëdheljet e Lajçakut për Serbinë fashiste që do të dalin dhe do të zbardhen një nga një. Mendoj se do jem me shumë fat që na afrohet ky rast, pra Borut Pahor do i merr dyzginat për të vazhduar me procesin e bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë. Lajçak aspak nuk ka qenë neutral, por ka qenë hapur në anën e Serbisë, kurse Pohor do jetë ndryshe dhe nuk mundë të manipuloj askush me të. Por edhe nga ana jonë duhet të jemi të matur se ky ka qëndrim tjetër dhe nuk lojëra me të. Pra nuk duhet ngulur këmbët si gomari në llaç.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".