Misioni i Borut Pahorit për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë me plan të qartë finalizim, për ta zhbllokuar e shpëtuar nga dështimi

Misioni i Borut Pahorit për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë me plan të qartë finalizim, për ta zhbllokuar e shpëtuar nga dështimi
Misioni i Borut Pahorit për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë me plan të qartë finalizim, për ta zhbllokuar e shpëtuar nga dështimi

Nexhat Haziri

  • 01 May 2024 - 08:36

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Nëse ish presidenti slloven Borut Pahor do të emërohej nga BE, si emisar për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte një lajm i mirë , pasi z. Pahor si njohës i çështjeve të Ballkanit dhe proceseve pas dezintegrimit të ish-RSFJ-së, një njëri që vije nga një shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë Sllovenia ka marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, natyrisht se do t'i jepte një dinamikë tjetër procesit të dialogut Kosovë-Serbi, që do të bënte me dinamik, më funksional dhe të ko0rnizuar me një afat kohorë.

-Kuptohet se ky proces nuk mund të zgjas në pafundësi kur Kosova dhe Serbia vazhdojnë të jenë me marrëdhënie të tensionuara në mes vete, përkundër marrëveshjeve të arritura për një dekadë e më shumë të procesit të dialogut në mes tyre për normalizim të marrëdhënieve fqinjësore. Në anën tjetër kuptohet se Serbia nuk do ta mirëpret ish -presidentin slloven Pahor si ndërmjetës i BE-së në procesin e dialogut, për faktin se vjen nga një shtet njohës i Kosovës siç është Sllovenia, dhe janë të vetëdijshëm se nuk mund të bëjnë obstruksione procesit siç bënin me sllovakun Mirosllav Lajçak dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, të cilët vinin nga shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe jo çdo herë ishin të paanshëm ashtu siç e kërkonte procesi dhe rroli i tyre si ndërmjetës nga BE.

Andaj Kosova duhet të jetë e përgatitur dhe e gatshme, bashkëpunuese me qasje serioze ndaj procesit të dialogut me Serbinë në rrethana të favorshme , në rast se Pahor do të jetë emisar i BE-së për dialogun Kosove-Serbi, në mënyrë që ky proces të jete një epilog me njohje reciproke në mes dy shteteve fqinjë, pra Kosovës dhe Serbisë, me çka vendit do t'i hapeshin mundësi të reja për fokusim në çështje të cilat kanë mbet pengë i dialogut, siç janë njohjet e reja, anëtarësimi në organizata në ndryshme ndërkombëtare, zhvillimi ekonomik e social dhe sfera të tjera të rrafshit të brendshëm. Vetëm Serbisë i konvenon ndërprerja e procesit të dialogut apo prolongimi i tij, përmes së cilës Serbia tenton ta pengojë Kosovën në të gjitha proceset sidomos në drejtim të forcimit të subjektivitetit të saj shtetëror, siç janë anëtarësimet në organizata ndërkombëtare por edhe pengimin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".