Kosova në mesin e majit anëtare e KIE-së, Serbia rob i skenarit të "botës serbe" për luftë hegjemoniste kundër fqinjëve të saj!

Kosova në mesin e majit anëtare e KIE-së, Serbia rob i skenarit  të
Kosova në mesin e majit anëtare e KIE-së, Serbia rob i skenarit  të

Agim Bajrami

  • 03 May 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Këshilli i Evropës, më 16 Maj 2024 e miraton vendimin e anëtarësimit të Kosovës si anëtarë më i ri i saj. Si zakonisht ,Kosova pranohet në organizatat ndërkombëtare ,pasi fuqitë ndërkombëtare si; ShBA,Gjermania, Franca,Britania e Madhe, Italia, të cilat e kanë ushtruar dhe po e ushtrojnë ndikimin e autoritetit të tyre, për njohje, dhe pranimin e Kosovës në këto organizata dhe institucione ndërkombëtare . Gjermania në rastin e lobimit për arritjen e votave të mjaftueshëm që Kosova të pranohet në KiE ka zhvilluar autoritetin e ndikimit te shtetet e KiE për pajtueshmëri,nga edhe u kundërshtua ndikimin i aleancës ruso-serbe që është kundër anëtarësimit të Kosovës.

-Tërbimi i mendësisë serbo sllave ballkanase, po e shfaq trishtimin e vetë si në pranimin e Kosovës në KiE por edhe për faktin se Asambleja Parlamentare e OKB do të miratojë vendimin e kërkesës së Kryesisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për shpalljen e Srebrenicës datë memoriale e gjenocidit serb mbi popullin boshnjak. Edhe në këtë rast si edhe rasteve tjera, në vend që Serbia e Vuçiqit të ketë kulturën e ndjesisë ndaj viktimave të akteve gjenocide serbe,e të përulet duke kërkuar falje, me zotimin se Serbia moderne kurrë nuk do të përsërit të keqen e njëjtë ndaj popujve që jetuan apo jetojnë me ta apo pranë tyre,ngjashëm, siç në vazhdimësi Gjermania bënë dhe kërkon falje, për vrasjet e bëra të nazistëve gjatë luftës së dytë botërore, ndaj polakëve dhe hebrenjve.

Por , Vuçiqi ka zgjedh të kundërtën e asaj të kërkim faljes, për të keqen gjenocidiale të regjimit të Millosheviqit , e që vet ky Vuçiqi ishte propaganduesi i flakët të gjenocidit shtetëror serb. Dhe tani më me tërbim, po i kundërshton vendimet e organizatave ndërkombëtare ,duke i cilësuar si vendime "anti serbe të imagjinuara" ,dhe për çudinë e llojit të vetë serb, investimet ekonomike dhe paratë e "armiqve imagjinar të Serbisë së Vuçiqit" i pranon për zhvillimin dhe mirëqenien e Serbisë,dhe për të kjo është në rregull? Dhe nga e gjithë kjo e Serbisë së sëmurë nga armiqtë e imagjinuar të saj, Ballkani perëndimor është duke vuajtur nga regjimi i Serbisë autoritare dhe anti demokratike, dhe në mungesë të një qeverisje demokratike, sundim të ligjit në Serbi ,vendet dhe popujt fqinje të saj po përballen nga e keqja e keqja e regjimit agresiv antidemokratik duke qenë të kërcënuar e projekteve të botës ruso-serbe të konflikteve dhe destabilizit të rajonit, nga rrezikohet,zhvillimi i demokracisë, ndërtimi i paqes ,bashkëpunimi dhe respektit i ndërsjellë i vendeve dhe popujve të Ballkanit perëndimor. Edhe së fundit, mandatari i ri për kryeministër të Serbisë në ekipin e vetë qeveritar ka zgjedhur,ministra të tij të përfshirë në aktet terroriste të sulmeve të shtatorit të vitit të kaluar në Banjë të Kosovës, më qëllim të minimit të rendit kushtetues të shtetit të Kosovës, dhe destabilizimin e demokracisë dhe ligjshmërisë së saj.

Kjo e tregon mjaftueshëm, se në ç’drejtim po shkon Serbia, edhe përmes qeverisë së re me ministra të shpallur non grata nga SHBA, dhe të përfshirë në aktet terroriste dhe me disponim armiqësor ndaj Kosovës dhe vendeve e popujve fqinjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".