Bashkimi Evropian t'ia heq Serbisë njërën lugë dhe karrige, ndëshkim për politikën e saj destruktive që po prodhon tensione në rajon

Bashkimi Evropian t'ia heq Serbisë njërën lugë dhe karrige, ndëshkim për politikën e saj destruktive që po prodhon tensione në rajon
Bashkimi Evropian t'ia heq Serbisë njërën lugë dhe karrige, ndëshkim për politikën e saj destruktive që po prodhon tensione në rajon

Gjon Keka

  • 03 May 2024 - 07:43

Shkruan: Politologu: Gjon Keka

Në fakt është e habitshme se si Bashkimi Evropian e toleron një Serbi të tillë që me politikën e saj demoniake tenton ta mbajë rajonin në tension ,dhe sipas fringllimave të njëjta me ato që Rusia po i luan në Ukrainë. Pra deri më tani kemi parë se si Serbia ka luajtur me dy karrige,dhe ka ngrënë me dy lug, tani është koha që t'ia heqin njërën karrige dhe njërën lugë Bashkimi Evropian ,mjaftë i ka shfrytëzuar dhe madje këto dy lugë e karrige e kanë mbajt gjallë atë dhe ushqyer iluzionet e saj deri më sot.

-Deri sa të jetë garnitura e vjetër në udhëheqje të Serbisë ,do të ketë gjithnjë probleme dhe rrezik për konflikte e destabilitet, sepse sikur dihet shkolla që ata vijnë është shkolla e Milosheviqit pra ata janë mbetje të asaj shkolle dhe ideologjie që prodhon më shumë tym dhe ndez fitil ,se sa mbjell paqe ,siguri e liri.

Bashkimi Evropian deri më tani e ka trajtuar Serbinë sikur ata fëmijët problematik e të pakulturuar që vazhdimisht bëjnë probleme dhe fshehin dorën, ajo prapë e ka pranuar ashtu me gjithë çmenduritë e saj. Tani për çdo ditë duke parë fytyrën e vërtetë të politikës destruktive serbe, Bashkimi Evropian duhet të fillojë jo vetëm me trajtim më serioz ndaj këtij probelmatiku të Ballkanit perëndimor, por edhe ta ndëshkojë e nëse është e nevojshme edhe t'i heq nga duart mundësin për të qenë vend kandidat i Bashkimit Evropian ,pra t'i bllokojë të gjitha të mirat që vijnë nga Bashkimi Evropian ,ashtu që ajo të vetëdijesohet edhe pse vështirë të vetëdijesohet një garniturë e cila ende jeton në shekujt e kaluar si në kohët e Milosheviqit. Një Serbi e tillë e pa reformuar ,e pa demokratizuar,e cila udhëhiqet nga garnitura e vjetër e kohës së Milosheviqit ,dhe e cila shkakton konflikte e destabilitet dhe jeton në mendësinë e së kaluarës nuk i nevojitet as Bashkimit Evropian as botës demokratike dhe të civilizuar.

Prandaj nisur nga kjo tani është koha e fundit që Bashkimi Evropian vërtetë ta kuptojë lojën demoniake që po luan Serbia dhe të vepron me masa konkrete ndëshkuese, madje edhe përjashtuese nga rruga e integrimit të saj evropian. Vazhdimisht shohim sjellje të saj destruktive dhe agresive një fjalor të kohës së Miloshevqit ,madje duke pasur edhe ndikim tepër negativ tek pakica serbe që janë në Republikën e Kosovës,duke i përdor ata për qëllime të saja dhe për apetite të saj të cilat i takojnë shekujve të së kaluarës së errët në mjedisin e Ballkanit Perëndimor. Në fakt është e habitshme se si Bashkimi Evropian e toleron një Serbi të tillë që me politikën e saj demoniake tenton ta mbajë rajonin në tension, dhe sipas vringëllimave të njëjta me ato që Rusia po i luan në Ukrainë.

Pra deri më tani kemi parë se si Serbia ka luajtur me dy karrige,dhe ka ngrënë me dy lug, tani është koha që t'ia heqin njërën karrige dhe njërën lugë Bashkimi Evropian ,mjaftë i ka shfrytëzuar dhe madje këto dy lugë e karrige e kanë mbajt gjallë atë dhe ushqyer iluzionet e saj deri më sot. Sa më tepër të zgjatë trajtimi i tillë i kësaj garniture të Serbisë dhe asaj të Bosnjës së Hercegovinës aq më keq do të jetë për rajonin dhe për Evropën, sepse me politikën e saj destruktive ajo do të mundohet që ta mbajë sa më gjatë në tension rajonin duke u bërë kështu nxitëse të problemeve dhe konflikteve dhe fëmijë problematik që ushqehen nga gjiri i Rusisë për ta bërë Ballkanin Perëndimor dhe bashkë me të edhe Evropën një fushë të saj për destabilitet dhe për konflikte të ngrira.

Megjithëkëtë tani për tani në Kosovë nuk mund të ketë ndonjë rrezik për ndonjë luftë apo konflikt nga Serbia ,sepse në Kosovë është NATO/KFOR dhe sa të jetë NATO/KFOR në Kosovë Serbia nuk ka shans të ndërmarrë ndonjë aventurë të tillë e cila sigurisht se do të merrte përgjigje të shpejtë dhe vendimtare nga NATO/KFOR duke e lënë të befasuar atë.

Pra sa të jetë NATO/KFOR dashtë Zoti e gjithmonë do t'i kemi KFOR në Kosovë sepse po të mos jenë këta ,Serbia sot do të ishte duke shkaktuar konflikt të hapur ndaj Kosovës ,por ja që fatmirësisht është NATO/KFOR dhe Zoti i bekoftë KFOR-in , miqtë ShBA dhe vendet tjera mike evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".