Kjo është  e vërteta e përpjekjeve për gënjeshtra nga  Behgjet Behgjet Pacolli para Gjykatës në Prizren lidhur me dosjen vrasjes së atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Kjo është  e vërteta e përpjekjeve për gënjeshtra nga  Behgjet Behgjet Pacolli para Gjykatës në Prizren lidhur me dosjen vrasjes së atdhetarëve  Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Kjo është  e vërteta e përpjekjeve për gënjeshtra nga  Behgjet Behgjet Pacolli para Gjykatës në Prizren lidhur me dosjen vrasjes së atdhetarëve  Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 03 May 2024 - 12:42

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani,gazetar hulumtues

 

Letër e hapur në publik popullit tim shqiptar kudo që ndodhet.Ju tregon se si shpifë,rrenë dhe manipulon Behgjet Pacolli.  Çka deklaruan Behgjet Pacolli (Av.e tij) dhe Reshat Badallaj-Zhuriani në seancën e datës 29 mars 2024, në Gjykatën Themelore në Prizren…?

 

 -Kësaj radhe nuk po ju drejtohem Gjykatave, por e kam analizuar mirë dhe vendosa që t´i drejtohem popullit tim, lexuesve të mi që më ndjekin afro gjysmë shekulli. Ju dhe koha jeni gjykatësi më i mirë. Ndërkaq, gjykata të bëjë punën e saj. Mjerisht Zoti ka krijuar njerëz që e kanë në shpirt dhe nder dej që kanë stimulimin,shpifjen, dallaveret dhe shumëçka tjetër! Nga anët tona thuhet:“Në qoftë se është ngrënë pitja, tepsia është në vend“. Dhe, këta në pikë të ditës mundohen ta fusin minaren në thes. Pra, shkrimi i botuar është në gazetë dhe kërkoj të lexohet në tërësi dhe do gjeni Turpin e shekullit Behgjet e mos qofsh, përse kërcen degë në degë si korb shëtitës nëpër gjykata, trego se sa para të duhen,  t´i dërgoj unë ty edhe pse ti je i kamur e unë i këputur. Përse more qyq bëhesh aq i lig, a din se ke një moshë dhe bëhesh horë. Behgjet Pacolli, më herët më ka paditur në gjyq për shpifje dhe ofendime dhe kërkonte dëmshpërblim jo më pak se 100.000 (njëqindmijë euro), e humbi në Gjykatën Themelore në Prizren dhe në atë të Apelit në Prishtinë si pas afatshme. E sulmoi Gjykatën! Më vonë po ky farë Behgjeti thonë se paska qenë edhe President i Kosovës, por të paktën për familjen time të ngushtë kurrën e kurrës. Behgjet Pacolli, harron se i ka lidhur kijet me një zhurian të krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë dhe mendja e tij se mund të ndal diellin me shoshë, pra të më mbylli  gojën. Jo more Begjo se koha e Boris Jelcinit, koha e KGB-es, koha e kasapit të Ballkanit, të qenit plak Titos, terroristit të pestë botëror sipas FBI ka përfunduar dhe nuk kthehet dot më. Koha e qenit plak, Titos dhe ortakut të tij, gjakësorit Aleksandër Rankoviqit, që kanë vrarë shqiptarët me sakicë e hanxhar, koha që dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve shqiptar, koha kur bënin krime, masakra dhe të mos lihet asnjë plis bardhe, por të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare, ajo kohë  ka përfunduar, ka përfunduar koha edhe kur pansllavistët ortodoks ju binin kambanave të mortit kundër kombit tonë. Behgjet Pacolli, ndonëse ka shumë para, milionerë i kamur, mendon se mund të bëj çdo gjë, harron i shkreti se kemi Zot dhe toka nuk sillet rreth këmbëve të tij. Pra, po fillojmë nga e para. Behgjet Pacolli, për vrasjen e atdhetarëve më të shquar shqiptar; Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka është marr në pyetje nga : Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) St33 për LKA (Enti i Kriminalstikes i Landit Baden-Ëuurttenberg) Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982 Note zyrtare Lenda:Vrasja e trefishtë e tre Jugosllavëve në egzil më 17.1 1982 në Untergruppenbach, Qarku i Helbronit dhe të mos i përmendim një nga një se do i vije radha.  Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçante; (Nënshkrimi) Müller) KHK ….. Tha (Behgjet Pacolli);, se me 10 janar ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për Shqipëri. Reshat Badallaj-Zhuriani, gazetar hulumtues më tepër se 42 vjet përvojë, shkon gjurmëve të këtij krimi dhe kërkon nga Republika e Shqipërisë se a ka pasur Konsullatë apo Ambasadë në këtë qytet të Sllovenisë!? Përgjigja ishte :Zoti Badallaj, Republika e Shqipërisë rezulton se nuk ka pasur asgjë në këtë qytet (origjinalin e keni në shkrimet e mëparshme). I pyeta zyrtarisht edhe pse isha shumë i sigurtë se është rrenë, manipulim, mashtrim dhe shumëçka tjetër… Reshat Badallaj-Zhuriani, publikisht thotë se Behgjet Pacolli, ka gënjyer, ka mashtruar, ka manipuluar me provat dhe vizën nuk e ka marr në Maribor, por e ka marrë në  një qytet tjetër, të një shteti tjetër që ka 261 kilometra larg nga Maribori. Pra Behgjet Pacolli, bënë vepër penale dhe duhet dënuar me ligj, që nuk tregon të vërtetën para hetuesisë. Dosja në Gjermani nuk është mbyllur akoma se krimi nuk vjetërsohet. Nuk është lehtë të thuhet publikisht, por, unë këtë e them se jam i sigurt që vizën nuk e ka marrur në Maribor, por ku do ta publikoj unë, kur t´i vije radha. Dhe, nuk ka gop nëne që mund ta ndryshoj këtë, mbajeni mend!Shkurt e shqip të shohim kush po gënjen,  Behgjet Pacolli që thotë se e ka marrë vizën në Maribor, apo Reshat Badallaj-Zhuriani, që thotë se është rrenë e kulluar. Kërkoj të vërtetohet dhe kush duhet të përgjigjet jo vetëm penalisht se kjo nuk është asgjë, por për burrat e Zhurit të krahinës së Lumes, Republika e Shqipërisë, është se duhet të përgjigjet MORALISHT,MORALISHT,MORALISHT! Se burri ka dy gishta fytyre dhe pjesa tjetër është livadh që rruhet, të paktën kështu thuhet nga anët tona. Këtë do shohim se kush po shpif, kush po rrenë, kush manipulon me drejtësinë, kush bënë vepër penale për këtë krim të paparë…? Pastaj kush shpif, kush rrenë se krimineli, gjakësori,tradhtari,spiuni, vrasësi , Selim Brosha, që ditë më parë, edhe dëshmitari i mbrojtur në Hage, K-6, dëshmoi se Selim Brosha, ish shef i UDB-es ka marrë pjesë në këtë vrasje, bile edhe më keq. Do zbardhen, do zbardhen faqet e historisë,po,po me emër të Zotit! Populli im shqiptar, këtë letër po e drejtoj te ju kudo që ndodheni dhe të bindeni se sa trap fare janë dhe çfarë plani primitiv dhe ogurzezë bëjnë dhe si mundohen t´ia hedhin gjykatës pa fije turpi. Seanca gjyqësore u mbajt në Prizren, në Gjykatën Themelore në Prizren, me datën 29,mars 2024. Paditësi Behgjet Pacolli dhe i padituri Reshat Badallaj- Lënda e kontestit: Për ndaljen e shpifjes, fyerjes dhe kompensimi. Seanca është publike.  Për paditësin: prezanton e autorizuara e tij av. Edita Ismaili me autorizim si dhe shkresat e lëndës. Por unë në të gjitha shkrimet e kam kërkuar me vite të tëra që atë Behgjet Pacollin ta kem përballë. Nuk erdhi. Për të paditurin: personalisht Reshat Badalli (SHYQYR TË MADHIT ZOT,v.a), identitetin e të cilit gjykata e vërteton në bazë të dokumentit me numër L2386P62Ë të lëshuar nga shteti Gjerman. Populli im shqiptar, tani kujdes dhe mos u qeshni se çfarë mundohen të shpifin pa fije turpi, pa fije morali. Veni re, veni re, veni re! E autorizuara e paditësit av. Edita Ismaili në fjalën e saj përfundimtare deklaron: Po i shkëpusim origjinal dhe pa ndërhyrje në disa shkëputje dhe të vërtetohet nga kushdo qoftë…nuk ka dyshim çfarë do qofte se artikulli shpifës dhe fyes…Me leximin e artikullit duke filluar nga titulli pompoz e deri tek përmbajtja…por bëhet fjalë për një akuze për vrasje madje të tre personave. Qysh në titullin e artikullit i padituri ka konstatuar se paditësi ka kryer këtë vepër penale. Kështu tha kjo zonja e nderuar. Tani populli im shikoni dhe lexoni se çfarë shpifje bëhet këtu, sa primitiv janë, se si mundohen të manipulojnë dhe të mashtrojnë popullin! Kur them popullin mendoj në ata shqiptar të paarsimuar, sepse, një njeri që ka të paktën katër vjet shkollë dhe i din shkronjat e kupton këtë. Në asnjë fjale nuk e kam shkruar një akuzë për vrasje, dhe të gjejnë të paktën vetëm një fjalë jo më shumë. Por, këta mjerisht po e them se janë të verbuar dhe nuk mund të dallojnë në gjuhen shqipe këtë. Titulli i shkrimit është ky në Kosova Sot: „Do ta padis në gjyq Behgjet Pacollin për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka“. Dhe, merreni me mend nuk kanë kaptinë për të dalluar fjalën për vrasjen dhe vrasje. Nuk e dinë këta që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe ka dallim të madh. Më besoni se po ju betohem për FLAMUR që më vjen gjynah për këta. Po e them pa të keq! Primitivizmi shkon tejet në skajshmëri kur thuhet:…artikulli është shkruar plot 40 vite pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe të mos e vazhdoj më tej se më besoni se më vije aq turp dhe duhet të bie aq thellë në primitivizëm që nuk do e bëj dot. Të thuhet kjo në vitin 2024, o i Madhi Zot!Dhe sipas këtyre ne nuk kemi të drejtë të shkruajmë  as për kohën e Gjergj Kastriotit, as për Lidhjen e Prizrenit, as për Pavarësinë e Shqipërisë, as për Luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…, sepse ato kanë  ndodhur në mesjetë ose qindra vite më vonë që i kemi pasur në dispozicion, po unë Reshat Badallaj-Zhuriani, nuk kam lindur në kohën e Gjergjit, Abdylit, Ismail Qemalit. Lexoni edhe këtë ju lutem se çfarë shpifje bëjnë,  çfarë rrene bëjnë dhe nuk ju vije aspak turp. Lere që deri tani nuk kanë bërë vetëvrasje nga turpi, por akoma nuk kanë kërkuar as falje. Sa keq,sa gjynah! Popull mbajeni vetin ju lutem kur ta lexoni këtë shpifje (origjinal): Në artikullin shpifës dhe fyes mund të lexojmë fjalë si do ta padis për vrasje. Merreni me mend që janë pa fije turpi dhe ne i pyesim :Ju përse shpifni? Gjeni një fjalë ku e kam thënë këtë dhe tregojuni popullit. Përse nuk ju vije turp që mundohuni ta mashtroni Gjykatën si i keni mashtruar organet e hetuesisë që keni marr vizë në Maribor për vrasjen e tre atdhetarëve dhe vizën e keni marrur në qytet dhe shtet tjetër…argat tradhtar,tani unë ju drejtohem juve more të mjerë, ku përmendet emri i këtij far Behgjeti apo si e pat emrin ky,aty shkruan për Selim Broshen dhe qëndroj dhe nuk lëvizi as për një milimetër dhe do të del edhe më keq, që dëshmoi dëshmitari K-6, ditë më parë dhe vazhdojnë me shpifjet e stilit serbian kinse unë paskam shkruar dhe do të shkoj gjak hupës“ Heu e paçi faqen e zezë! Po përse nuk ju vije turp e mos qofshi, e mos pafshi ditë të bardha. Zotin Dorzan dhe u daltë kanceri se jam besimtar dhe ju godit një kokërr rrufeje në ditën me diell! Unë në shkrimet e mia kam shkruar kështu origjinal. Me këtë dua të them se i bëjmë thirrje hetuesisë, që të merret me këtë Dosje kriminale, të zbardhet çdo gjë, të shohim se çka do të del, çka është origjinale, çka është e falsifikuar, pra të merret kriminalistika dhe jo të shkojnë këta burra pa shenj e pa NISHAN DHE GJAK HUP…! Dhe, unë kam shkruar që Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të mos shkojnë GJAK HUP dhe jo Behgjet Pacolli (zo. Avokate), që thotë se unë paskam thënë një gjë  të tillë. Se përse shpifin lëre po edhe më keq që askund nuk përmendt fare në këtë shkrim, Merreni me mend! O tempora, o mores! Ne pyesim publikisht: PO të kishte sistem gjyqësor në Republikën e Kosovës, çfarë dënimi do merrnin këta për këto shpifje? Dhe, këta mundohen të më mbyllin gojën mua. Po ju akoma nuk më njihni mua e mos qofshi! Ndaj, kësaj radhe po e mbaj veten se më detyroni ta them atë fjalën që nuk duhet thënë se i di zakonet dhe nuk i kam humbur akoma elementet e kulturës shqiptare. Në fund fare, kërkoj që të lexohet shkrimi në tërësi dhe do të habiteni se çka ndodhë në Kosovë që nuk ndodh pos te Kimi i Koresë, në Biligrad dhe në Moskë.

  Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".