Edhe Kosova ka të drejtë kushtëzimi, dialogu me Serbinë pasi të pezullohen sanksionet e pa drejta nga BE

Edhe Kosova ka të drejtë kushtëzimi, dialogu me Serbinë pasi të pezullohen sanksionet e pa drejta nga BE
Edhe Kosova ka të drejtë kushtëzimi, dialogu me Serbinë pasi të pezullohen sanksionet e pa drejta nga BE

Dardan Grapci

  • 03 May 2024 - 19:52

 Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me të drejtë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese meqë edhe diplomatët ndërkombëtar e kanë deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së që ndërlidhen ne stabilizimin e situatës së atjeshme dhe pezullimin e masave. Është plotësisht vlerësim i drejtë i Kryeministrit kur thotë se mbetja në fuqi e këtyre masave është edhe në kundërshtim me përpjekjet për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në BE, sepse vetë Kosova është pjesë e këtij rajoni.

 

Të gjitha zhvillimet e deritashme në Kosovë, në komunat e veriut të banuara me shumicë serbe, fillimisht largimi i kryetarëve të komunave, tensionimi i situatës nga grupet kriminale, refuzimi I komunitetit për të marrë pjesë në zgjedhje, kundërshtimi i kryetarëve të rijnë shqiptar që u zgjodhën në proces të rregullt, dhe në fund bojkotimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptar për të shkuar në zgjedhje të reja, po dëshmojnë se janë zhvillime të orkestruara nga Serbia me qëllim të caktuar. Ai qëllim është destabilizimi i veriut dhe shpifja kundër Kosovës kinse serbët janë të rrezikuar. Mirëpo Bashkimi Evropian nuk i ka vlerësuar në mënyrë reale dhe të thellë këto ndërhyrje të Serbisë prandaj padrejtësisht i vendosi Kosovës masa ndëshkuese pas eskalimit të situatës në ato komuna. Për një vit të plotë qeveria e Kosovës ka punuar dhe i ka plotësuar kushtet për heqjen e atyre masave por BE akoma po e zvarritë një vendim të tillë.

 

Kjo hamendje e BE-së mbase është duke ja imponuar Republikës së Kosovës që pa vullnetin e vetë ta kushtëzon tani e tutje secilën kërkesë për vazhdim të dialogut me Serbinë, duke kërkuar heqjen urgjente dhe masave të vendosura padrejtësisht kundër Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me të drejtë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese meqë edhe diplomatët ndërkombëtar e kanë deklaruar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së që ndërlidhen ne stabilizimin e situatës së atjeshme dhe pezullimin e masave. Është plotësisht vlerësim i drejtë i Kryeministrit kur thotë se mbetja në fuqi e këtyre masave është edhe në kundërshtim me përpjekjet për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në BE, sepse vetë Kosova është pjesë e këtij rajoni. Mirëpo BE akoma nuk ka përgjigje konkrete, prerje të kohës kur do të pezullohen ato masa. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka theksuar se për heqjen e masave ndëshkuese BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës. Kjo është e kuptueshme por ato shtete që i kanë vendosur duhet ta shohin gjendjen reale në teren dhe nuk kanë përse të presin, të hezitojnë e të kalkulojnë më tutje. Nuk kanë çfarë të kërkojnë më shumë nga Qeveria e Kosovës por duhet të kërkojnë nga liderët politik lokal dhe nga Serbia që ta heq ndikimin negative dhe presionin ndaj qytetarëve serb të veriut.

 

Stano ka deklaruar dhe e ka pranuar si fakt të pa mohueshëm se mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja të vendos për heqjen e masave ndaj Kosovës por se nuk ka treguar kur do të pezullohen masat. “Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por, për këtë vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, ka deklaruar ai. Sipas tij, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në. Është pozitiv fakti që kundër këtyre masave po dalin gjithnjë e më shumë zëra nga shtete të ndryshme të BE-së dhe ekspert dhe njohës të politikës. Edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Brukselit zyrtar për mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës. Vogel e kritikon Borellin duke thënë se ja vendosi masat Kosovës pa vendim të Këshillit,e tani kërkohet që ato të hiqen me 27 vota. Kjo pra është e pa drejtë. Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit. Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale. Nëse akoma BE vazhdon ta injoron kërkesën e Kosovës për pezullimin e Masave, Kosova duhet ta refuzon secilën ftesë që i bëhet për tu takuar dhe dialoguar me delegacionin serb rreth problemeve që ata kërkojnë të zgjidhen në favor të komunitetit serb në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".