Pas Srebrenicës në OKB, të trajtohen edhe krimet e luftës në Kosovë

Pas Srebrenicës në OKB, të trajtohen edhe krimet e luftës në Kosovë
Pas Srebrenicës në OKB, të trajtohen edhe krimet e luftës në Kosovë

Gani Qarri

  • 03 May 2024 - 19:53

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Kalimi rezolutës për Srebrenicen në OKB, përveçse do ta bëjë edhe fuqizim ndërkombëtar të dëshmive të pa kontestueshme të krimeve të Serbisë në Bosnje, do të duhet të shërbejë edhe si sinjal pozitiv për Republikën e Kosovës, që për krime të ngjashme kundër shqiptarëve në Kosovë, edhe Kosova ta ngritë padinë për krimeve të luftës në OKB, duke paraqitur pa vonesë kallëzim penal në instancat më të larta, adekuate ndërkombëtare kundër Serbisë okupatore, të kohës së Millosheviqit.

 

Pas disa raunde konsultimesh gjithëpërfshirëse, propozimi final lidhur me Rezolutën për ‘Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga paranojakët serbë më 1995’, rezoluta e sponsorizuar nga Franca & Co dhe hartuar nga një grup shtetesh, tanimë i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB”, e cila javën që vjen, do të futet edhe në rend dite. Me miratimin e Rezolutës së Srebrenicës, dhe caktimin e datës 11 korrik, si dita e Kujtimit të Gjenocidit kundër mese 8000 boshnjakëve të pambrojtur në Srebrenicë, do të evidentojë serbët si popull gjenocidial kurse Serbia fashiste do ta pësojë goditjen më të rëndë të shekullit, të cilën mundë ta ketë marr deri më tani ndonjë shtet, kudo qoftë në botë! Lidhur me draft-rezolutën me të cilën, synohet të shpallet 11 korriku si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ditëve të fundit, janë mbajtur një varg konsultimesh joformale në selinë e OKB-së në Nju Jork.

 

Në konsultimet përfundimtare për draft-rezolutën, në fjalë, morën pjesë misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, së bashku me misionet e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malajzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu që sipas njoftimit nga ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në OKB, pas diskutimeve nga shtetet e ndryshme në KS të OKB-së, Rezoluta për Srebrenicën, me propozimin final, javën e ardhshme pritet të jetë në rend dite për miratim. Kurse Serbia fashiste është aktivizuar në një fushatë tepër të ashpër lobimi, kundër miratimit të kësaj rezolute, bashkë me politikanët nga entiteti i "Republikës Srpska" në Bosnje, si dhe aleatja e tyre, Rusia, kundër miratimit në OKB, të Rezolutës për gjencodin në Srebrenicë.

 

Votimit të kësaj rezolute në Asamblenë e Përgjithshme gjatë majit, i paraprinë vendimi i Këshillit të Sigurimit i OKB-së që të miratonte një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, qysh nëntë vjet më parë, por Rusia, asokohe vendosi veto dhe dështoi miratimi. Ndërsa kësaj radhe, në maj, rezoluta do të hidhet në votim në Asamblenë e Përgjithshme, ku siç dihet, Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, tanimë e ka humb të drejtën e vetos. Pavarësisht kundërshtimeve nga Beogradi dhe autoritetet në Republikën Srpska, , Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 2007,krimin në Srebrenicë, me arsye të argumentuara dhe fakte autentike, e cilësoi si gjenocid , ku më shumë se 8.000 burra dhe djem të pambrojtur boshnjak u vranë nga Ushtria e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Kurse për shkak të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, rreth 50 persona, janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocidin dhe krime të tjera të kryera nga kriminelët serb. Andaj kalimi i kësaj rezolute në OKB, përveçse do ta bëjë edhe fuqizim ndërkombëtar të dëshmive të pa kontestueshme të krimeve të Serbisë në Bosnje, do të shërbejë edhe si sinjal pozitiv për Republikën e Kosovës që për krime të ngjashme kundër shqiptarëve në Kosovë edhe Kosova, ta ngritë padinë për krimeve të luftës në OKB, duke paraqitur pa vonesë kallëzim penal në instancat më të larta, adekuate ndërkombëtare kundër Serbisë okupatore, të kohës së Millosheviqit, kur dihet se edhe tani janë në përbërje gati komplete, si në parti, ashtu edhe në pushtet dhe qeverinë e re të Serbisë hegjemoniste, pothuajse të njëjtit kriminel, duke filluar nga krimineli Aleksandër Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".