Kosova nën masat ndëshkuese të BE-së është një padrejtësi e madhe

Kosova nën masat ndëshkuese të BE-së është një padrejtësi e madhe
Kosova nën masat ndëshkuese të BE-së është një padrejtësi e madhe

Muhamet Kelmendi

  • 03 May 2024 - 19:54

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Vendosja e masave nga BE ndaj Kosovës u bë me propozim dhe me vendim të z. Borel, pa e marrë vendimin e Këshillit. Dhe, tash po z Borel kërkon që masat të hiqen vetëm në pajtim të 27 anëtarëve të BE-së. Masat u vendosën vetëm pse ishte Kosova subjekt. Nuk u bë barazimi. Nuk u dënua shteti serb. Dënim me masa ishte i njëanshëm dhe pa vendim të Këshillit të BE-së.

 

Tash po kërkon z.Borel që për heqje të masave ndaj Kosovës të vendos Këshilli i BE-së. Z.Stano tha : "Kur i jemi vendosur masat (shih: kur z Borel i vendosi masat) kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mundë të hiqen. Por, për këtë vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa (...). Anëtarët e BE-së vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht". Kjo lojë e këtyre politikanëve të BE-së tregon afërsinë e z.Stano dhe të z.Borel e z.Lajcak me Serbinë. I vendosin këta burokrat masat pa Këshill dhe kërkojnë vendimin e Këshillit për heqjen e masave ndaj Kosovës. Po këta politikan shfrytëzues të parasë së BE-së kurrë nuk vendosen masa ndaj Serbisë. Serbia ka bërë krime dhe ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe kurrë nuk morën masa nga BE. As që i propozuan këta burokrat ndonjëherë masat kundër shtetit serb.

 

Largohen nga pushteti përfaqësuesit serbe nuk merren masa. Sulmohen ushtarët e KFOR-te nuk propozon askush nga treshja e BE-së masa. Sulmohen gazetarët dhe nuk kërkohet dënim. Shkohet deri atje sa që Serbia dërgon grup të armatosur në Kosovë dhe z Borel, z. Lajcak e qatipi Stano nuk vendosin masa. Me e pas bërë Kosova këtë vepër ishin ngritur në këmbët e pasme z.Birel dhe z. Lajçak për dënim. Qeveria serbe ndërton baza ushtarake dhe përgatitë edhe aktivitet luftarak por nuk dënohen. Serbia po e rrezikon Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut me ideologjinë e botës serbe. Po armatoset nga Kina dhe Rusia. Morri dron nga Irani. Ndërtoj Qeverinë me spiun të Putinit. Të gjitha këto po ndodhin në Serbi dhe BE-ja po heshtë. Pyetja që shtrohet e kërkon përgjigje është: Deri kur kështu?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".