Liria e shtypit,e vetmja garanci e domosdoshme e demokracisë

Liria e shtypit,e vetmja garanci e domosdoshme e demokracisë
Liria e shtypit,e vetmja garanci e domosdoshme e demokracisë

Gjon keka

  • 03 May 2024 - 21:59

Nga Gjon Keka-Politolog

-Nuk mund të quhet një shoqëri e përparuar, apo e kulturuar dhe demokratike nëse nuk ka liri të shypit dhe të fjalës. Një shtet sado i zhvilluar të jetë nëse nuk e ka të gjallë lirinë e shtypit dhe të fjalës ai shtet nuk e ka të ardhmen të sigurt. Arritja më domethënëse e një shoqëri apo shteti e populli është liria e shtypit dhe e fjalës së lirë. Ato që shqipton shtypi i lirë janë gjithmonë vetëm tone,nga ai akordi i plotë i cili gjenë jehonë në çdo gjoks që e donë lirinë dhe është i mbushur me frymën e lirisë, të përparimit ,demokracisë dhe të kulturës së dijes. Të kthehemi pak të në të kaluarën në mesjetë dhe Liria e shtypit u pa si një e mirë e madhe për shoqërinë ,për kohën, vetë kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti në testamentin e tij e nënvizon se është mirë të ketë një shtyp të lirë që mund të shkruaj në mënyrë të lirë dhe pa censurë.Pramendoni në atë kohë dhe rëndësia e shtypit ishte e madhe,por sot, kur shtetet thirren në demoraci dhe në liri a nuk duhet ta konsiderojnë më rëndësi të madhe lirinë e shtypit dhe të fjalës së lirë,sepse sikur dihet pa liri të shtypit dhe pa fjalën e lirë asnjë shtet nuk mund të t'i thitë vetes se është demokratik dhe që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut.

Prandaj nga të gjitha çështjet e kohëve moderne, ndoshta asnjë nuk i ka ngacmuar mendjet aq gjallërisht dhe në aq shumë mënyra sa çështja e lirisë së shtypit dhe censurës.

Sot kur po shkruaj këto rreshta një organizatë ndërkombëtare e lirisë së shtypit „Reporterët pa Kufij“ e nxjerrë Kosovën sipas indeksit të saj disa shkallë më poshtë në respektimin e kësaj të drejte elementare të demokracisë dhe lirisë së një shoqërie. Pra nxjerrja e Kosovës disa shkallë më poshtë tregon për trajtimin jo të mirë që i bëhet shtypit të lirë, gazetarëve, atyre që merren me shkrime dhe njerëzve të lirë që shkruajnë. Një pushtet që nuk duron lirinë e shtypit ,nuk i jepë hapësirë dhe siguri gazetëarëve,shkrimtarëve, studiuesve etj, ta kryejnë punënë e tyre për të cilën janë thirru ta bëjnë ,ai pushtet ngadal dhe bie në dhjamin e tiranëve dhe despotëve që nuk njeh liri tjetër pos oborrit të tij,atyre që i shërbejnë dhe simpatizojnë atë. Kjo është tepër e dëmshme për demokracinë ,për shtetin dhe për të ardhmen në përgjithësi. Një pushtet që lejon që grupe të caktaura nëpërmjet nxitjes së tyre dalin sikur ato qentë rrugëve dhe i lehin secilit që shkruan kundër pushtetarëve apo vartësve të tyre, ose që kritikon ata ,kjo e dëmton jo vetëm demokracinë dhe zhvillimin e Kosovës por edhe edukimin e shoqërisë dhe bërjen e një populli apo shoqërie qytetar të mirë të shtetit të tyre. Shoqëria në Kosovë është mbushur me llojë llojë indivdiësh e grupe që e kontaminojnë ambientin si në raste kur shkrimet në gazeta apo kudo në portale apo rrjetet sociale online ata janë sikur ato insektet helmuese që vrapojnë dhe kështu e kontaminojnë ambientin në shoqërinë tonë ,sepse tek ne ende nuk është krijuar kultura e debatit të shëndosh, e pranimit të kritikës ,të idesë tjetër të mendimit tjetër etj etj.Sidoqoftë liria e shtypit dhe kushtetuta janë trashëgimia më e bukur që i është dhënën shtetit të Kosovës me anë të cilës ajo mund të kenë të ardhme të ndritshme dhe përparim të pandalshëm drejt integrimit në familjen europiane ,aty ku liria e shtypit dhe fjalës së lirë është mishëruar me parimin e ekzistencës së saj. Prandaj si dje si sot dhe çdo herë një frymë le të sundojë mbi Kosovë, fryma e lirisë.Duhet ditur se “Liria e shtypit është e para dhe e vetmja, garanci e domosdoshme e popujve“ dhe demokracisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".