Mos dërgimi i statutit për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese është një huqje e madhe e pariparueshme

Mos dërgimi i statutit për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese është një huqje e madhe e pariparueshme
Mos dërgimi i statutit për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese është një huqje e madhe e pariparueshme

Nexhat Haziri

  • 15 May 2024 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Askush më nuk mund të garantojë se kur Kosova do të vijë në rend të ditës në komitetin e ministrave të jashtëm të KiE-së , sidomos pas zgjedhjeve evropiane ku mund të kemi një garniture tjetër politike në institucionet evropiane dhe shohim se ka tendencë të rritet fuqia e të djathtës ekstreme në Evropë por edhe të rrymave të tjera si ajo e Orbanit në Hungari e që janë të afërta me politikat e Putinit në raport me Bashkimin Evropian.

-Mos miratimi apo aprovimi i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ne qeveri dhe me pas dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese për të marrë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, është një huqje e madhe e qeverisë së Kosovës dhe konkretisht e kryeministrit Kurti. Se ka qenë kusht për Kosovën që ece drejtë anëtarësimit në KiE, kjo vërtetohet edhe në raportin e Dora Bakoianisit si raportuese e KiE për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, dhe po ashtu edhe të partnerëve ndërkombëtar të Kosovës , pra të shteteve të KUINTIT. Si duket kryeministri Kurti më shumë po llogaritë në rezultatet elektorale të partisë së tij se sa për fatin e Kosovës, pasi një dështim apo shtyrje e pranimit të Kosovës në KiE është fitore për Serbinë dhe Rusinë.

Askush më nuk mund të garantojë se kur Kosova do të vijë në rend të ditës në komitetin e ministrave të jashtëm të KiE-së , sidomos pas zgjedhjeve evropiane ku mund të kemi një garniture tjetër politike në institucionet evropiane dhe shohim se ka tendencë të rritet fuqia e të djathtës ekstreme në Evropë por edhe të rrymave të tjera si ajo e Orbanit në Hungari e që janë të afërta me politikat e Putinit në raport me Bashkimin Evropian. Historia ka treguar se sa herë që jemi vonuar në përmbushjen e obligimeve që kanë dal nga procesi i dialogut me Serbinë të cilat janë shndërruar më pas në kushte për anëtarësim të Kosovës në institucioneve ndërkombëtare, apo edhe obligimeve të tjera siç ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi ku humbëm liberalizimin e vizave për një kohë të gjatë, ne po rrezikojmë që kushtëzimi i Kosovës në të ardhmen mund të jetë edhe më i rëndë. z. Kurti asnjëherë nuk arriti që të krijonte një konsensus politik së bashku edhe me opozitën për këtë çështje të rëndësishme siç është asociacioni i komunave me shumicë serbe, një obligim ndërkombëtar që ka marrë Kosova, në mënyrë që mos ta humbim këtë momentum.

Natyrisht se një veprim i Kosovës në këtë drejtim edhe me konsenzus politik, do të krijonte hapësirë për të kërkuara edhe garanci nga partnerët tanë ndërkombëtar siç është përkrahja e pa rezervë e tyre në anëtarësim të Kosovës në KiE, në partneritetin për paqe me NATO-n, si dhe trysnia që duhet bënin këto shtet ndaj Serbisë për përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit dhe të sekuencimit të saj në Ohër. Ne humbëm këtë monument të volitshëm për Kosovën, e momentumi tjetër nuk dihet se kur do ta kem dhe si do të jetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".