Dobitë e mëdha shëndetësore nga panxhari

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 13:30
Dobitë e mëdha shëndetësore nga panxhari

Panxhari ndihmon në zvogëlimin e stresit dhe, si i tillë, ndihmon në mirëqenien e përgjithshme. Vegjetarianët e vlerësojnë lart panxharin, meqë ai është i pasur me hekur dhe thartirë folike. Në anën tjetër, panxhari është edhe detoksikues i fuqishëm, falë përbërësit të tij, të quajtur betalainë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Panxhari është i dobishëm edhe si pastrues i gjakut. Sikur që thamë më lart, ai përmban sasi të mëdha të hekurit, i cili rigjeneron qelizat e gjakut dhe përmirëson furnizimin me gjak të organeve dhe gjymtyrëve. Është parë që panxhari është i dobishëm edhe për parandalimin e kancerit, falë vetive detoksikuese të tij.

Përbërësit nitratë të panxharit zvogëlojnë konsumimin e oksigjenit, gjë që largon lodhjen dhe rritë qëndrueshmërinë e organizmit. Prandaj, edhe nëse nuk iu pëlqen aq shumë shija e panxharit, do të ishte mirë sikur ta konsumonit atë rregullisht. 

(Kosova Sot Online)