Këto ishin fjalet emocionuese të legjendës Vokrri në kongresin e pranimit të Kosovës në UEFA

  • S.A /
  • 03 May 2024 - 13:23
Këto ishin fjalet emocionuese të legjendës Vokrri në kongresin e pranimit të Kosovës në UEFA

Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kryetari i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, i cili ishte i pranishëm në kongresin e UEFA-as, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e pati cilësuar si një arritje historike dhe një drejtësi të vonuar.

“Jam shumë i emocionuar t’iu drejtohem pasi sot Kosova është pranuar në UEFA. Ky është një moment historik për futbollin kosovar. Një lajm i jashtëzakonshëm për futbollistët, për sportdashësit. Betohemi se do t’i mbrojmë vlerat e futbollit. Faleminderit për votat që na bënë anëtaren e 55-të të UEFA-s. Një drejtësi e vonuar, por një e arritur e jashtëzakonshme”.

Anëtarësimi në UEFA iu mundësoi ekipeve kosovare që të marrin pjesë në garat evropiane të futbollit. Po ashtu, kjo i hapi rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Meksiko Siti, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2016.

(Kosova Sot Online )