Pasi janë kacafytur, Klopp e sqaron situatën e tij me Salah, tregon se a e kanë zgjidhur problemin

  • S.A /
  • 03 May 2024 - 13:43
Pasi janë kacafytur, Klopp e sqaron situatën e tij me Salah, tregon se a e kanë zgjidhur problemin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në lidhje me zënkën e tij me yllin e skuadrës, Mohamed Salah, transmeton "Kosova Sot Online".

Dyshja pati një debat të tensionuar, situatë e cila u pa nga e krejt bota.

Ndërsa, trajneri gjerman ka folur duke thënë se e kanë zgjidhur problemin.

“Është zgjidhur plotësisht, nuk ka asnjë problem mes nesh. Nëse nuk e njihnim njëri-tjetrin kaq gjatë, nuk jam i sigurt se si do ta përballonim. Por ne e respektojmë njëri-tjetrin kështu që nuk ka asnjë problem. Ne jemi absolutisht mirë me të, kështu që le të vazhdojmë”, tha Klopp.

Gjermani do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, ndërsa egjiptiani pritet të vazhdojë karrierën në “Anfield Road”.

(Kosova Sot Online )