Ja emri i parë si zëvendësues potencial i Xavit

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 14:30
Ja emri i parë si zëvendësues potencial i Xavit

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll, RAC1.

Këtë të enjte skuadra fitoi 0-2 në fushën e Almerias dhe kaloi në vendin e dytë, por në këtë moment Joan Laporta ka vendosur të shkarkojë trajnerin spanjoll në ditët në vijim.

Arsyeja është se ai është thellësisht i zhgënjyer prej tij.

Kjo, pasi që para se të udhëtonte për në Almeria, Xavi ndryshoi fjalimin e tij optimist dhe pranoi në një konferencë për shtyp se sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë të konkurrosh kundër Real Madridit, në Ligë dhe kundër klubeve të mëdha të Evropës, në Ligën e Kampionëve, për shkak të situatën financiare të klubit.

E menjëherë kanë filluar të raportohet për zëvendësuesin potencial të Xavit.

Emri i parë që përmendet është ai i Rafa Marquez, trajnerit të Barcelonës B.

Rafa Marquez ishte përmendur edhe më herët, kur Xavi kishte njoftuar vet se do të largohej nga Katalonia pas përfundimit të sezonit.

(Kosova Sot Online)