Luizi reagon pasi u bë baba: Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë!

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 22:22
Luizi reagon pasi u bë baba: Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë!

Ditën e sotme, Luizi dhe Kiara, u bënë prindër për herë të parë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nëpërmjet një postimi në Instagram dyshja ndau lajmin e mrekullueshëm duke bërë me dije gjithashtu dhe emrin e vogëlushes, Luna Mari Ejlli.

 

Pas urimeve të përzemërta të marra ditën e sotme, Luizi ka bërë reagimin e parë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, mes emocionesh ai falenderon për urimet e ardhura prej të gjithëve dhe shprehet:

“Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara ‘po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra kështu që është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë dhe shihemi nesër!”, teksa lajmëron se nesër në orën 6 të pasdites do të zhvillojë një videolive së bashku me Kiarën.

Image


(Kosova Sot Online)