Shpat Kasapi sot ka ditëlindjen, bashkëshortja e tij: Je gjithçka për mua, pronari i zemrës sime

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 13:05
Shpat Kasapi sot ka ditëlindjen, bashkëshortja e tij: Je gjithçka për mua, pronari i zemrës sime

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, sot ka ditëlindjen, shkruan “Kosova Sot Online”.

Bashkëshortja e tij, Selvija e ka uruar Shpatin me fjalët më të mira.

Ajo ka shkruar se ai është pronar i zemrës së saj.

“Urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time. Dhe 100 jetë të kisha, prap do të kërkoja e do të doja çdo ditë e më shumë. Je gjithçka për mua, i vetmi im, pronari i zemrës sime”, ka shkruar Selvija.

(Kosova Sot Online)