Romeo - Eglës: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 15:00
Romeo - Eglës: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne

Romeo Veshaj e ka quajtur Eglën tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mëngjesin e sotëm, Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri me të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.

 

Biseda mes tyre:

Egla: U zgjova si dritëz ylli, ose më shumë se aq.

Romeo: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne, nuk është se kanë një ndjesi faji ee. Fle rehat dhe zgjohesh rehat.

Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë. Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim.

Kujtojmë se Egla vuri në nominim Romeon dhe Heidin, mirëpo në të vërtetë njëri do shkojë në finale, ndërsa tjetri do jetë në nominim. Banorët e tjerë nuk janë në dijeni të kësaj skeme.

Image


(Kosova Sot Online)