Ilir Shaqri: Skënderbeu po marshon drejt Gjakovës heroike ku do të shkëlqejë aty përjetësisht

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 18:03
Ilir Shaqri: Skënderbeu po marshon drejt Gjakovës heroike ku do të shkëlqejë aty përjetësisht

Artisti i njohur Ilir Shaqiri, përmes llogarisë së tij sociale, ka bërë të ditur se shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do të përurohet në Gjakovë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Shaqiri ka publikuar një video të shtatores duke u bartur për në Gjakovë derisa në sfond dëgjohet kënga e tij.

"Gjergj Kastrioti – Skënderbeu po marshon drejt Gjakovës heroike dhe nga nesër do të shkëlqejë aty përjetësisht!", ka shkruar Shaqiri.

(Kosova Sot Online)