Plaçkitet Orinda Huta, ky është reagimi i saj

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 19:07
Plaçkitet Orinda Huta, ky është reagimi i saj

Këngëtarja e njohur Orinda Huta u bë viktimë e grabitjes në Romë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mesazhi i saj në rrjetet sociale pas ngjarjes nxori në pah një realitet të hidhur që ndodh në qytetet e mëdha turistike.

 

“Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë”, shkroi Orinda në një postim në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një këshillë të rëndësishme për mbrojtjen e pronës personale. “Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë, as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund”, paralajmëroi ajo.

Image

(Kosova Sot Online)