description

Diplomat, drejt njohjes

Publikuar: E marte 10 Janar 2012, 20:09 0 Komente

Qeveria e Serbisë do të nxjerrë udhëzimet për diplomat universitare të lëshuara në Kosovë sapo të marrë formularët e certifikatave të Asociacionit të Universiteteve Evropiane në Bruksel, me të cilët rrumbullakohet pakoja e udhëzimeve të nevojshme për zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruajnë mediet në Beograd. Asociacionin i Universiteteve të Evropës nga Brukseli do të verifikojë diplomat universitare, të cilat do të lëshohen nga të dyja palët, ndërsa dukja e formularit verifikues do të jetë e përfshirë në udhëzim. Sipas medieve serbe, pritet që kjo të përmbyllet në ndonjërin nga takimet e radhës të qeverisë serbe. Shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Beogradin, Edita Tahiri, ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji do të fillojë procedura e pranimit të diplomave të lëshuara nga Universitetet në Kosovë. Ajo ka potencuar se sipas marrëveshjes, e cila është arritur në kuadër të dialogut me Beogradin, Asociacioni i Universiteteve të Evropës, së shpejti do të hap një zyrë, në të cilën do të bëhet nostrifikimi i diplomave. Në diploma nuk do të ketë vula dhe shenja të Republikës së Kosovës, por vetëm vulë të Asociacionit të Universiteteve Evropiane.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve