Ekonomiku, më i preferuari
Edhe sivjet, konkurrenca për t’u bërë student i Universitetit të Prishtinës është e madhe. Në bazë të aplikimeve të maturantëve, konkurrenca më e madhe është në Fakultetet Ekonomik dhe Juridik, por edhe në disa departamente të Fakultetit Filozofik. Sipas konkursit, në vitin e ardhshëm akademik UP-ja do t’i pranojë 17940 studentë të rinj, prej të cilëve 16327 të rregullt,1030 me korrespondencë, 341 nga rajoni, si dhe 216 nga minoritetet. Afati për dorëzim të aplikacioneve është i hapur deri më 26 korrik, kurse provimet pranuese do të mbahen më 30 korrik, përveç në Fakultetin Ekonomik dhe në atë të Mjekësisë, ku provimi pranues do të shtyhet një ditë më vonë. Ajo çka e dallon konkursin e sivjetmë me atë të vitit paraprak është se interesimi i vogël i kandidatëve për studime me korrespondencë, për faktin se me këtë status mund të aplikojnë për studime vetëm ata kandidatë të cilët janë në marrëdhënie pune.
Në Fakultetin Juridik sivjet do të pranohen 1500 studentë të rinj, prej të cilëve 1300 të rregullt dhe 200 me korrespondencë. Ndërkaq, deri më tani në këtë fakultet kanë aplikuar rreth 1000 kandidatë, prej të cilëve 940 të rregullt, 22 me korrespodencë, 12 kandidatë jashtë Kosovës, si dhe 1 kandidat nga minoritetet.
Në ditën e tretë të konkurrimit, Fakulteti Ekonomik po përballet me fluksin më të madh të të interesuarve. Në këtë fakultet për 1540 indekse deri më tani kanë aplikuar 3120 maturantë, prej të cilëve 2352 kanë aplikuar për studime të rregullta, ndërsa 120 të tjerë me korrespondencë. Drejtimet më të preferuara nga kandidatët janë drejtimi i Bankave, Financave dhe i Kontabilitetit. Valbona Zhubi, zyrtare në UP, ka bërë të ditur se arsyeja e mosinteresimit të kandidatëve për të aplikuar në studime me korrespondencë është se atyre u duhet ta sjellin dëshminë se janë në marrëdhënie pune, siç është kontrata e punës, në të kundërtën nuk mund të aplikojnë.
Ndërkaq, në Fakultetin Filozofik interesimi më i madh i kandidatëve është për drejtimin e Shkencave Politike, për Psikologji, si dhe për Sociologji. Kurse drejtimi i cili deri më tani ka pasur më pak kandidatë është ai i Etnologjisë, ku deri më tani kanë aplikuar vetëm shtatë kandidatë. Në Fakultetin Filozofik parashihet të pranohen gjithsej 1085 studentë të rinj, prej të cilëve 965 të rregullt dhe 120 me korrespondencë. “Në histori për 200 vende kanë aplikuar 48 kandidatë, në Pedagogji të Përgjithshme kanë aplikuar 105 kandidatë, në Etnologji 7, në Pedagogji Sociale 36 kandidatë për 80 vende, në Sociologji 131 kandidatë si dhe në Filozofi kanë aplikuar vetëm gjashtë kandidatë”, ka bërë të ditur Muhamet Gjonbalaj, shef i shërbimit të studentëve në Fakultetin Filozofik.
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave
- U përurua “Shkolla e Gjelbër”
- Me fat indeksat e Universitetit të ri!
- UP-ja filloi vitin e ri akademik
- UP-ja hap dyert, pranohen mbi 700 brucoshë
- UP-ja edhe me rreth 8 mijë vende të lira
- Viti shkollor fillon më 1 shtator
- Gjermani Ronald Mynsh, rektor i Universitetit të Prizrenit
- Rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës
- Në disa fakultete kanë mbetur vende të lira



ad_d.jpg)


Komente