Ekonomiku thyen rekordet
Në Universitetin e Prishtinës është mbyllur konkursi për dorëzim të aplikacioneve për regjistrim të studentëve të rinj në vitin akademik 2010/2011. Edhe sivjet programet më të kërkuara të UP-së janë: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Shkencat Politike dhe Fakulteti i Mjekësisë. Në bazë të konkursit, sivjet në UP do të regjistrohen gjithsej 17 mijë e 940 studentë të rinj, prej të cilëve 16 mijë e 327 të rregullt, 1030 studentë me korrespondencë, 341 studentë nga rajoni, si dhe 216 studentë nga minoritetet. Provimet pranuese do të mbahen më 30 korrik, me përjashtim të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Mjekësisë, ku provimi pranues do të mbahet më 31 korrik.
Duke u bazuar në numrin e studentëve të rinj nuk do të ketë konkurrencë të fortë, pasi përveç UP-së, risi e këtij viti është edhe hapja e Universitetit të Prizrenit, por edhe kolegjet e tjera private. Po ashtu, edhe numri i maturantëve, të cilët sivjet e kanë kaluar me sukses provimin e maturës është më i madh sesa në vitet paraprake, ngase sivjet këtë provim me sukses e kanë kaluar më shumë se gjysma e maturantëve. Nga 25.793 maturantë,provimin e maturës me sukses e kanë kaluar 16.577 nxënës, apo 64.3 %, gjë që do të thotë se të gjithë këta kandidatë e kanë fituar të drejtën për të aplikuar në arsimin e lartë. Në Fakultetin Juridik, qendra në Prishtinë, sipas konkursit, sivjet do të pranohen 1500 studentë të rinj, prej të cilëve 1300 të rregullt dhe 200 me korrespondencë. Konkurrenca në këtë fakultet, për dallim nga vitet paraprake, nuk është e lartë, pasi sipas aplikimeve, në këtë fakultet kanë aplikuar gjithsej 1544 maturantë, prej të cilëve 1430 të rregullt, 81 me korrespondencë, 30 kandidatë jashtë Kosovë, si dhe 3 minoritarë. Në bazë të konkurrencës, shihet që në këtë fakultet 1 kandidat aplikon për një indeks. Në rënien e konkurrencës të maturantëve për Fakultetin Juridik këtë vit, natyrisht që ka ndikuar hapja e Universitetit të Prizrenit.
Ndërkaq në Fakultetin Ekonomik, i cili sivjet është përballur me fluksin më të madh të kandidatëve për 2290 vende kanë aplikuar 5380 kandidatë. Nga numri i përgjithshëm sa do të pranohen sivjet në këtë fakultet në qendrën në Prishtinë është paraparë të pranohen 1540 kandidatë, kurse në Gjilan 750 kandidatë. “ Interesimi i kandidatëve për Fakultetin Ekonomik sivjet ka qenë shumë i madh. Numri i përgjithshëm i maturantëve që kanë aplikuar tek ne është 5380 kandidatë. Kurse sa i përket programeve më i kërkuari është ai i Banka dhe Financave dhe Kontabilitet, Menaxhmentit dhe ai i Marketingut. Sipas dekanit të këtij fakulteti, Skender Ahmeti, nga numri total i aplikantëve në Banka dhe Financa është 1800 kandidatë në Prishtinë, kurse 340 në Gjilan, në Menaxhment dhe Informatikë për 500 vende në Prishtinë kanë aplikuar 1410 kandidatë, si dhe 190 në Gjilan. Në programin e Marketingut për 220 vende kanë aplikuar 790 kandidatë, në Ekonomiks për 220 vende kanë aplikuar 620 kandidatë, si dhe në Kontabilitet për 500 vende kanë aplikuar 186 kandidatë. Ndërkaq në Fakultetin Filozofik interesimi më i madh i kandidatëve është për drejtimin e Shkencave Politike, për Psikologji, si dhe për Sociologji.
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave
- U përurua “Shkolla e Gjelbër”
- Me fat indeksat e Universitetit të ri!
- UP-ja filloi vitin e ri akademik
- UP-ja hap dyert, pranohen mbi 700 brucoshë
- UP-ja edhe me rreth 8 mijë vende të lira
- Viti shkollor fillon më 1 shtator
- Gjermani Ronald Mynsh, rektor i Universitetit të Prizrenit
- Rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës
- Në disa fakultete kanë mbetur vende të lira



ad_d.jpg)


Komente