Gjermani Ronald Mynsh, rektor i Universitetit të Prizrenit
Pas propozimit të Komisionit Ndërkombëtar për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prizrenit, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, emëroi prof. Ronald Mynsh rektor themelues të këtij universiteti. Ministri i Arsimit, Hoxhaj, tha se ligjëratat në Universitetin e Prizrenit do të fillojnë më 1 tetor të këtij viti, ku studentët do të kenë mundësi të studiojnë në gjashtë drejtime. “Universiteti i Prizrenit do të jetë shumë disiplinor për nga mënyra e studimit, shumetnik për nga gjuhët që do të përdoren, do të jetë rajonal për nga studentët që do t’i ketë dhe do të jetë ndërkombëtar në formën e bashkëpunimit të tij. Rektori themelues i Universitetit të Prizrenit gjatë një viti akademik nga një tetori deri në fund të shtatorit 2011 do të jetë rektor themelues”, tha Hoxhaj. Rektori themelues i Universitetit të Prizrenit, Ronald Mynsh, tha se gjatë vitit të parë akademik kanë një agjendë shumë të ngjeshur, e cila përfshinë çdo hap që një universitet i ri duhet të bëjë në fillimet e punës së tij. “Një pjesë e rëndësishme e kësaj agjende është plani pesëvjeçar i punës së Universitetit të Prizrenit. Këtë plan do ta bëjmë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe me Universitetin e Prishtinës, si dhe me kryetarin e Komunës së Prizrenit. Një rektor që vjen nga Gjermania pritet që t’i japë një pamje ndërkombëtare këtij universiteti. Ky universitet do të sigurojë bashkëpunime edhe me shtetet e tjera evropiane”, tha Mynsh. Ambasadori gjerman në Prishtinë, Shtajnbah, shprehu kënaqësinë e tij që rektori themelues i Universitetit të Prizrenit është gjerman.
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave
- U përurua “Shkolla e Gjelbër”
- Me fat indeksat e Universitetit të ri!
- UP-ja filloi vitin e ri akademik
- UP-ja hap dyert, pranohen mbi 700 brucoshë
- UP-ja edhe me rreth 8 mijë vende të lira
- Viti shkollor fillon më 1 shtator
- Gjermani Ronald Mynsh, rektor i Universitetit të Prizrenit
- Rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës
- Në disa fakultete kanë mbetur vende të lira




ad_d.jpg)


Komente