description

Mbi gjysma e maturantëve ngelën!

Publikuar: E enjte 16 Qershor 2011, 14:20 9 Komente

Maturën shtetërore 2011 sivjet nuk e kanë kaluar as gjysma e maturantëve, sa kanë hyrë në provim. Nga 25 721 maturantë, sa kanë marrë pjesë në provimin e Maturës, me sukses pozitiv e kanë kaluar 10 757, ose shprehur në përqindje 41,96%. Në këtë rezultat nuk janë përfshirë maturantët e qendrës së testimit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ngase me vendim të Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, KQSHM, për shkak të parregullsive që janë gjetur është anuluar provimi. Lidhur me rezultatet e provimit shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, kryetar i KQSHM-së, theksoi se rezultatet e Maturës 2011 janë më objektive se në vitet e kaluara. “Nuk është ulje e cilësisë në arsim, por do të thosha se e kemi një formë të re të vlerësimit dhe organizimit të provimit dhe se përcaktimi ynë që testin ta mbajmë në hapësira të mëdha ishte me vend. Kjo për faktin se është minimizuar mundësia e ndërhyrjes nga jashtë, por e meta e këtij provimi sivjet ka qenë numri i madh i nxënësve në një sallë, të cilën do ta përmirësojmë vitin e ardhshëm”, është shprehur kryetari Mustafa.

Printo Dërgo
  • di

Komente

  • Liiridona 12.07.2011 - 22:25

    sa keq qe eshte... askush nuk te jep ne kete Kosov Pergjigjjen e pytjess qe ii bejn personat..! apo ndoshta askuush nuk i lexonn kto komente ... qe Pytjen qe e parashtrojn nxansat e shkelqyshem e qe kan ra per 2 pik apo per 1 pik ...por pergjigjjen askuush nuk mund te ju ktheej... !!

  • Albana` 05.07.2011 - 9:17

    A do te ket ndonje PERGJIGJJE per ktoo PYTJE ...!!! apo Jo..??? `Ju Lutteem naa treegooni`...!

  • osmani 01.07.2011 - 12:09

    kjo eshte katastrof ... cka jan duke bere ata njerz postkomunist, si eshte e mundur te bien mbi 50%... kur e kam bere une maturen ne gjermani kan ra vetem 10% dhe disa prind bile jan revoltuar.... ....mos me ejani ketu me argumente se une jam ne gjermnai dhe nuk di gje per kosoven, une i kam pare vete se si jan te konceptuara librat mesimore dhe mesimet ne kosove, madje shkollen fillore e kam kryer ne kosove dhe kam ardh vetem te nje pefundim: kosova po e ndjek rrugen e te mesuarit ne menyr te prapambetur.......shikoni studimet dhe praktikat amerikane dhe gjermane ne fushen e nxenies se dijes dhe intelegjenes dhe e shiheni se qfar masakre eshte duke ju bere arsimi kosovar nxenesve te vet....... koncepti jan A dhe Zh e suksesit e mandej vin gjerat tjera sinqerisht

  • osmani 01.07.2011 - 12:05

  • Mustafa 28.06.2011 - 21:31

    Pershendetje, Une mendoi se kalushmeria 42 nuk eshte reale se 20% kan vjedh e 20 eshte e mundur

  • Edona 24.06.2011 - 15:32

    Edhe un kisha dashur te di pergjigjjen e pytjes se Armendit..? ju lutem tregonani..!!!

  • Shpresa 23.06.2011 - 20:47

    JU pergezoj per kriteret e juaja qe po mendoni se keni qene te sukseshem ?...duke e pasur parasysh qe nxenesat me sukses te shkelqyeshem ju kan mbete pa piket eduhura ndersa ata qe ishin me nota negative arriten te fitojn pike me shume?,kerkoj shpjegim si ju, do te thoni se eshte realiteti i testit !dhe per nje pike aduke i llogaritur nje numer te madh te nxenesve ju kan mbete .A do te keni ulje te kriterit duke i pasur te gjitha keto manipulime nga shumica e nxenesve! ? JU lutem na pergjigjuni. Me respekte: X nxenesa.

  • dritani 19.06.2011 - 7:47

    Koonsideroi se edhe arritja prej reth 42% e suksesit te maturant.nuk eshte reale bazuar ne punen e cila behet.Duhet te jete akoma me e ulet.Fajet ne rend te pare duhet kerkuar ne masht per shum ceshtje organizative e profesionale.Poashtu edhe vet mesimdhenesit dhe udheheqesit e shkollave mbajne faturen tjeter per mospune ose per pak pune meismore.Nese nje shkolle del me rezultat 0% ne testin e matures ,nuk ka rruge te dyte pos shkarkimit te drejtorit te shkolles dhe shkeputjes se kontrates me te gjithe mesimdhenesit e shkolles. Edhe kesaj rradhe do te kenaqet masht e shkollat me rezultatin e arritur dhe sdo te kete asgje per pergjegjesit. shpresoi qe dikur do te zgjohemi nga ky gjum letargjik

  • armend 18.06.2011 - 12:48

    a do të ket ulje kriterit kit vit sikur viteve të kalura . p.sh 45 pik.

arkivi i lajmeve