Me fat indeksat e Universitetit të ri!
Në praninë e shumë mysafirëve, studentëve të rinj dhe qytetarëve të Prizrenit, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zv.kryeministri, Hajredin Kuçi, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, kryetari i Komunës, Ramadan Muja, si dhe rektori i Universitetit të Prizrenit, Roland Munç, u bë hapja zyrtare e fillimit të punës së Universitetit Publik të Prizrenit. Rektori Roland Munç duke përshëndetur të pranishmit,u shpreh optimist se ky institucion i arsimit të lartë, përveçqë do të ketë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, studentët e ardhshëm do të jenë pjesë e pandashme e zhvillimit të tij. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përshëndetur të pranishmit, tha: ”Në këtë ditë të madhe për Prizrenin, Kosovën dhe rajonin, uroj për hapjen e këtij univesiteti. Të gjithë kemi pasur ëndrra dhe kemi punuar që t’i realizojmë ato. Sot po e realizoj ëndrrën më të madhe, atë të hapjes së Universitetit të Prizrenit, i cili do të jetë model në rajon". Në fund të ceremonisë, rektori i UPZ-së, Munç,simbolikisht i ndau 6 indeksat e parë për studentët e Universitetit të Prizrenit.
Komente
- Zgjedhjet studentore mbahen më 6 qershor
- Testi i maturës, javën tjetër fillon trajnimi i administruesve
- Studentët me muzikë “shurdhojnë” punonjësit e Rektoratit
- Për 285 vende aplikojnë 1000 kandidatë
- Provimi i Maturës, më 9 dhe 23 qershor
- Nesër, ditë mësimi në shkollat e Kosovës
- Anglishtja nga 2014-ta në të gjitha shkollat
- Çmimi “Shaban Jashari”, mësueses Shkëndije Nagavci-Bokshi
- SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave




ad_d.jpg)


Vetm me dija mund te arrin diqka shkollim sa me shum per te gjith rini ne kosoves
po ma mir hashim thaqi me peruru fakultete se sa para nje kohe as ne podruma skeni guxu me msu o kosovar o kuku po ju kur nuk jeni per njerin e juj per kon keni me kan ni hashim e kini edhe se rrespektoni
O ju ngrensha komentet tuaja te mjera. Nga kto shkrime po ju shof shprtin centralist te mbesave apo stermesave te te Jugosllavise se dikurshme te Titos. Edhe ateher Prizreni ka qene hale ne sy per armiqt e kombit Tone Shqiptar te rrezikuar si nga te huajt ashtu edhe nga te " vetet". Edhe per krijimin e Universitetit te Prishtines keshtu thonin stergjysherit tuaju qe kryenin kurse ne shkollen e Titos ne Kumrovc. Nje gje keni te perbashket me te paret Tuaj ; te gjithe ata qe u tallnin me shqiperine londineze dhe ne ate kohe me Enver Hoxhen ,sot nga ato familje ke ose kundershtare te hapur ndaj Ushtrise clirimtare te Kosoves ose " deshmitare te mbrojtur ".E dij juve do te ju pastroje koha dikur e jo do te jet Shqiperija Natyrale.Mjere Ju sepse ateher nuk do te keni Unmik te ju iminizoje.
Kurr pun ma te mir skeni bo
O Hashim mos thuj "sot po e REALIZOJ endrren me te madhe..."po thuj po e REALIZOJME endrren me te madhe...po kuku per Kosoven ne qfar njerez ka mbete qifti i Hashimit me peruru universitet he mozamakeq...hapni syte o popull i mjere kur te votoni e mos gaboni ma se ky eshte KOMUNIST me pas mundesi krejtve na shtyp si Enver Hoxha ne Shqiperi...
Qdo lagje nga nje Univerzitet.bravo keshtu ecet perpara. Ne luft patem me teper gjeneral se ushtar bravo Kosove Ne Kosove gjithqka qka e perdorim,veshjen ushqimin veturat armet qe tani qdo banor posedon te gjitha i importojm bravo Te gjithe jemi trima ,te gjithe patriota te gjithe te menqur bravo Ai i cili para 11 viteve kishte vetem nje PELE (as kali nuk kishte)tani ka deri ne 7 xhipa ,20 lokale ,299 hektar tok qe i bleue me mund nga 3 euro arin nga AHMET SHALA bravo edhe kesaj i thon Univerzitet privat i HASHIM THAQIT po i financuar nga qeverija bravo KOSOVE E MJER DURO DHE VETEM DURO nese mundesh