description

Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave

Publikuar: E mërkure 25 Maj 2011, 18:57 0 Komente

Mësimdhënësit kosovarë të arsimit parauniversitar, nëse edhe këtë muaj nuk i marrin shtesat e dy muajve të këtij viti, të premtuara nga Qeveria e Kosovës, mund të hyjnë në grevë. Pakënaqësitë e mësimdhënësve për moszbatim të vendimit të Qeverisë për marrje të shtesave janë mjaft të mëdha. Ata ndihen të zhgënjyer dhe meqë u është premtuar kërkojnë që t’i marrin ato. Ndërkohë që sindikalistët e Arsimit janë optimistë që Qeveria do ta përmbushë obligimin e vet. Lidhur me këtë çështje, Ali Shabanaj, kryetar i SBASHK-ut, ka theksuar se ai ka pasur takime me kryeministrin Thaçi dhe ministrin e Arsimit, Ramë Buja, me ç’rast kanë biseduar për shqetësimet e mësimdhënësve për mosmarrje të shtesave të pagave për dy muajt e këtij viti, mirëpo akoma nuk ka ndonjë vendim të prerë. “Ne presim ndonjë ofertë nga Qeveria dhe, të hënën, më 30 maj, në Këshillin e Përgjithshëm të SBASHK-ut do të diskutohet për këtë çështje”, ka thënë Shabanaj. Ai nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të hyjnë në grevë, nëse nuk e marrin rritjen e dy muajve, siç ka premtuar Qeveria.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve