description

Në UP u mbajtën provimet

Publikuar: E shtune 31 Korrik 2010, 13:58 1 Komente

Në pesëmbëdhjetë fakultete të Universitetit të Prishtinës janë mbajtur të premten provimet pranuese për studentët e rinj, kurse në dy njësi të tjera akademike, në Fakultetin e Mjekësisë dhe atë Ekonomik, provimi pranues do të mbahet të shtunën. Hapësira para Fakultetit të Edukimit ishte e stërmbushur me kandidatë, të cilët nën ethet e provimit pranues prisnin për të hyrë në provim. Përderisa në Fakultetin Juridik dhe në atë të Edukimit shihej se kishte rend dhe rregull, në Fakultetin Filozofik, mbretëronte një kaos i vërtetë. Në këtë fakultet, përveçqë nuk kishte shenja orientimi, nuk kishte as rend e as rregull. Përveç personelit të sigurimit, që identifikonte secilin kandidat për të hyrë brenda, turma e madhe nga temperaturat e larta, shihej se është në gjendje jonormale për punë. Të hutuar në hollin e Fakultetit Filozofik, pyesnin kë takonin për t’i orientuar se ku mbahej provimi pranues. Dekani dhe prodekani i këtij fakulteti, Ramush Mavriqi, ka bërë të ditur se në provimin pranues, gjithçka po ecën sipas planifikimit. “Testet janë punuar mbrëmë në masa sigurie, në mënyrë që mos të dalin ato jashtë fakultetit. Çdo test është i vulosur dhe ato mbajnë kode. Hapja e zarfeve bëhet vetëm atëherë ku të kontrollohen testet”, ka thënë Mavriqi.Organizimi i provimit pranues në Fakultetin e Edukimit ishte shembull për të tjerët, pasi në këtë fakultet, secili kandidat thirrej me emër dhe mbiemër dhe orientohej në sallën e caktuar. “Interesimi i kandidatëve për Fakultetin e Edukimit është jashtëzakonisht i madh. Sipas dekanit Hasan Mujaj, testet e provimit pranues janë me kode, e jo me emër të kandidatit dhe kjo është bërë për hir të objektivitetit dhe korrektësisë.Vetë fakti se testi i provimit korrigjohet pa emër, nuk ka mundësi të manipulohet, pasi emri i kandidatit mësohet pasi të korrigjohet testi dhe të numërohen pikët e provimit pranues. Përveç kësaj, për t’iu shmangur manipulimeve, dekani Mujaj ka potencuar se komisionet që janë në mbikëqyrje të kandidatëve janë të profileve të tjera, jo të profilit të njëjtë me kandidatët. Ai ka thënë se në komisione vlerësuese janë përzgjedhur profesorët më korrektë në punë, më kredibilë dhe me përvojë të gjatë. Ndërkaq, sa u përket presioneve nga jashtë, dekani Mujaj nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se konkursi është kriter dhe asnjë kandidat nuk mund të pranohet jashtë rregullave dhe numrit të përcaktuar me konkurs. Mirëpo nëse do të merret ndonjë qëndrim nga senati, që është instanca më e lartë për rritje të numrit të studentëve apo për kandidatë me pikë të njëjta, atëherë çdo gjë do bëhet në linjë zyrtare.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • BELLLLA 08.09.2010 - 17:33

    VETEM DIQKA NE JEMI NJE POPULL QE TANI SHKOLLOHENI VETEM PERPRA SHKONIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII ME RESPEKT BELLLLLLLLLA

arkivi i lajmeve