description

Qendra Studentore edhe me një konvikt

Publikuar: E marte 17 Janar 2012, 18:35 0 Komente

Konvikti numër VII ka 415 shtretër për studentë dhe 18 dhoma të veçanta për profesorë të huaj, të cilët vijnë për të ligjëruar në Universitetin e Prishtinës. Promovimin e këtij konvikti e ka bërë ministri i Arsimit, Ramë Buja, bashkë me drejtorin e Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, ku ky i fundit ka deklaruar se megjithëse janë bërë VII konvikte, qendra që ai drejton ka kërkesa edhe për më shumë hapësira banimi për studentët. “Kemi kërkesa edhe për konvikte të tjera. Duke pasur parasysh që kërkesat janë në rritje në Qendër të Studentëve, është fakt që edhe kushtet janë më të mira dhe studentët po e ndiejnë veten më mirë në qendër dhe kemi nevojë edhe për konvikte të tjera, por siç e tha ministri, besoj dhe shpresoj se në të ardhmen do të ndërtohen edhe të tjerë”, ka thënë Sfishta. Ndërsa, ministri i Arsimit, Ramë Buja, duke thënë se investimi në dituri është investim për një ardhmëri më të mirë, ka pohuar se kanë në plan të ndërtojnë edhe konvikte të tjera.“Kërkesat janë për faktin se kushtet në këtë ambient janë të mira. Ne nuk do të ndalemi me VII. E thashë që do vazhdojmë, por nuk e them kur. Me saktësi do të fillojmë të ndërtojmë edhe një tjetër, por kemi synim që të punojmë drejt kësaj. Ka mundësi që do të fillojë këtë vit, por, megjithatë nuk po e them që po”, ka thënë ai. Promovimi i këtij konvikti hyn në kuadër të 100 aktiviteteve, të cilat ka planifikuar t’i ketë Ministria e Arsimit, në vitin i cili shënon 100- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.(KP)

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve