description

Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen

Publikuar: E marte 26 Korrik 2011, 21:29 0 Komente

Prizren, 26 korrik

Në konferencën për media, organizuar nga Universiteti Publik i Prizrenit, rektori Roland Munch ka paraqitur dorëheqjen e tij, dy muaj para skadimit të kontratës së punës. Ai fillimisht ka dhënë arsyet e tija, duke theksuar se dorëheqja bëhet për faktin e një mospajtimi themelor në mes të rektorit themelues dhe, siç tha ai, Ministrisë së Arsimit. Ai ka potencuar se synimet e tija për profilin e Universitetit të Prizrenit dhe kornizës përbrenda së cilës Universiteti i Prizrenit do t’i përmbushte detyrat në shërbim të vendit, ndryshojnë nga i kursi i Ministrisë së Arsimit.

Ai tha se është për një universitet bashkëkohor dhe filozofia themeluese kishte të bënte me zotimin për aplikim në sferën e mësimdhënies dhe hulumtimit. Në mes tjerash, ish-rektori Munch, ka premtuar se do të angazhohet edhe më tej, që kampi ushtarak i KFOR-it, pas 2013 t’i lihet në dispozicion Universitetit si Kampus Universitar.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve