Rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në takimin me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, bëri të ditur se do të rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës. Në njoftimin e MASHT-it bëhet e ditur se ministri Hoxhaj me kryetarin Ragmi Mustafa kanë biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me arsimimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. "Ne si Republikë e Kosovës e kemi obligim moral, shtetëror dhe është obligim evropian që t'i përmbushim të gjitha kërkesat që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës për qasje të barabartë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.. Kuota, të cilën ne e kemi siguruar, do të rritet edhe për 88 kandidatë të rinj, të cilët do të regjistrohen në drejtime të caktuara në Universitet", tha ministri Hoxhaj. Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti shkollor, Republika e Kosovës do t'i sigurojë 800 abetare falas për nxënësit e klasës së parë në Luginën e Preshevës, sikur që ka bërë edhe vitin e kaluar. Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, theksoi se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë të shprehura para se gjithash edhe në sferën e arsimit. "Fatmirësisht, gjatë këtyre dy vjetëve kemi gjetur një gjuhë të përbashkët, një pritje shumë të mirë nga ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, por edhe vet kryeministri Hashim Thaçi, të cilët kanë shprehur një gatishmëri për shqiptarët e Luginës së Preshevës për unifikimin e arsimit me të gjitha trojet tjera shqiptare", tha Mustafa.
Ai përmendi faktin se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë universitete, madje asnjë fakultet në gjuhën shqipe, "prandaj, adresa jonë është ministria dhe universitetet në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë".
Komente
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave
- U përurua “Shkolla e Gjelbër”
- Me fat indeksat e Universitetit të ri!
- UP-ja filloi vitin e ri akademik
- UP-ja hap dyert, pranohen mbi 700 brucoshë
- UP-ja edhe me rreth 8 mijë vende të lira
- Viti shkollor fillon më 1 shtator
- Gjermani Ronald Mynsh, rektor i Universitetit të Prizrenit
- Rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës
- Në disa fakultete kanë mbetur vende të lira




ad_d.jpg)


falimiderojm ministrin hoxha per kontributi e dhen per shqiptaret e lugines te presheves