U përurua “Shkolla e Gjelbër”
Prishtinë, 12 maj
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, Kristofer Dell, dhe përfaqësuesi i USAD-it, e bënë përurimin e objektit të “Shkollës së Gjelbër”, në lagjen “Gallapi” të Prishtinës. Shkolla është ndërtuar në partneritet me USAID-in dhe Komunën e Prishtinës dhe është e vetmja shkollë e këtij lloji në Ballkan. Mustafa dhe Dell thanë se kjo shkollë është një model i mirë për rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë dhe plotësimin e kushteve për integrime evropiane. “Shkolla e Gjelbër” është një pilot-projekt, i cili ka kushtuar mbi 2 milionë euro.Për këtë shkollë janë investuar 1,5 milion euro, prej të cilave 500 mijë i ka ndarë USAID-i, ndërsa 1,05 milion Komuna e Prishtinës. ambasadori amerikan Dell, duke e shprehur kënaqësinë e tij për ndërtimin e “Shkollës së Gjelbër”, tha se shteti më i ri në Evropë po e ndërton një shkollë, me të cilën do të bëhet e ardhmja e Kosovës. “E para, ka të bëjë me atë që e shohim shtetin më të ri në Evropë, mbase edhe në botë, duke e ndërtuar një shkollë të gjelbër, e cila i ka të gjitha karakteristikat e një shkolle ambientaliste. Po ashtu, shohim edhe transformimin prej një fushe, e cila ka qenë vetëm e zbrazët, në një ndërtesë në të cilën do të bëhet e ardhmja e Kosovës. I shohim fëmijët, siç e thamë, që janë e ardhmja e Kosovës”, nënvizoi Dell.
- Zgjedhjet studentore mbahen më 6 qershor
- Testi i maturës, javën tjetër fillon trajnimi i administruesve
- Studentët me muzikë “shurdhojnë” punonjësit e Rektoratit
- Për 285 vende aplikojnë 1000 kandidatë
- Provimi i Maturës, më 9 dhe 23 qershor
- Nesër, ditë mësimi në shkollat e Kosovës
- Anglishtja nga 2014-ta në të gjitha shkollat
- Çmimi “Shaban Jashari”, mësueses Shkëndije Nagavci-Bokshi
- SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave




ad_d.jpg)


Komente