UP: Konkursi më 21 qershor
Universiteti i Prishtinës konkursin për pranim të studentëve të rinj do ta shpallë në javën e tretë të muajit të ardhshëm, pra më 21 qershor. Ndërkohë që menaxhmenti i UP-së nuk është i interesuar që sivjet të pranojë numër të madh të “brucoshëve”, ngase pranimi i më se 14 mijë maturantëve në universitet në vitin e kaluar e ka ngulfatur atë. Në mbledhjen e javës së ardhshme të Senatit të Universitetit të Prishtinës pritet të diskutohet për këtë çështje, me ç’rast dekanët e njësive akademike duhet që t’i dorëzojnë propozimet e tyre në Rektorat.Në bazë të agjendës së MASHT-it, Provimi i Maturës sivjet do të mbahet më 5 qershor, ndërkaq shpallja e rezultateve bëhet pas 10 ditëve, më 15 qershor. Andaj, si datë optimale e shpalljes së konkursit për pranim të maturantëve në universitet është 21 qershori. Përveç kësaj, krerët e UP-së u kanë bërë thirrje dekanëve të njësive akademike që t’i bëjnë gati propozimet e tyre për pranim të studentëve të rinj dhe t’i dorëzojnë në Rektorat, në mënyrë që ato të diskutohen në mbledhjen e Senatit.
Komente
- Fond i përbashkët për zhvillimin e arsimit
- Universiteti i Gjilanit fillon punën me 1 tetor të këtij viti
- Hill dhe Petriç nderohen me çmimin "Doctor Honoris Causa" nga UP
- Ndahen 74 bursa, 20 për studentët e veriut
- Buja shpjegon vendimin për themelimin e tre universiteteve të reja
- MASHT kërkon mbështetjen e UP-ve për Testin e Maturës
- Filloi punimet konferenca "Java e Shkencës 2013"
- Kosova dhe Turqia bashkëpunim në fushën e arsimit special
- Buja: Kosova po ec drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë
- MASHT intensikon përgatitjet për Maturën Shtetërore 2013
- Prishtina High School - PHS, akreditohet në fillim të korrikut
- Buja: Kosova e përkushtuar të përkrahë reformën e arsimit të lartë
- Buja vizitë zyrtare në Itali dhe Turqi
- Janë bërë të gjitha përgatitjet për testin e arritshëmrisë
- Kuvendi të enjten debaton për përdorimin e drogave në shkolla
- Buja: Do të angazhohemi për qytetari moderne të shekullit 21
- Fillon "Java e arsimit për të gjithë"
- Mësimdhënësit e viteve 90-99 të do të mbrohen me ligj
- Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura
- Nesër rifillon mësimi





ad_d.jpg)


ju lutem ,kam nevoj me dit daten per aplikim ne up.
pse thoni me 21 qershor kur do me u bon 21 korriku e ende nuk eshte marr vendim se kur do te shpallen konkurset per studentet e rinje pse nuk qesin disa info. neper media te pakten nje dat e parapar per konkurs e jo te thojn 21 qershor e mos ti permbahen rregulles as dates po na bejn maltretime neve studentve te ardhshem. Duam nje dat te sakt kur mundemi te aplikojm per Fakultet.... Merrni nje vendim mos shkoni si foshnjat zhagas...
a ka munsi me dit daten per aplikim ne up?
duhet te kete zgjedhje te parakohshem ne menagjim te universitetit t eprishtines e se pari rektori duhet te nderrohet gjithsesi dhe neper disa fakultete te shkarkohen disa dekan ,profesor dhe asistent/e shkaku i mos prezences se tyre ne te shumten e ligjeratave dhe mos mbajtja e provimeve me kohe ashtu disa duhet me i dergu neper komisione diciplinore duke marrur parasysh kryesisht asistentet femra sepse asistetntet e reja sepse ato kane nje mendjemadhesi ne fakultet kur dihet fakti se si kan ardhur asistente ne menyra te ndryshme .
a e dini dikush daten e sakte per konkursin ne UP edhe per daten e provimit se nuk kam gjet informacione askund.
a e dini saktesisht kur eshte data per aplikim ne UP ?
Edhe un pajtohem me Shkurten se na duhet ni datë e sakt per afatin apo hapjen e konkursit per pranimin e studenteve ne Up
Tani i kem marr rezultatet e testit por na duhet nje date dhe nje ore e sakt per konkurs ne universitet, nuk e kam te qart nese te gjitha fakultetet kane po kete date per aplikim eshte mire te beni nje sqarim ju pershendes.
Une mendoj se as per 5000 studnr te ri nuk keshi kushte, e mos te falasim per ma shume.mos i merrni studenat ne qafe.