description

UP-ja edhe me rreth 8 mijë vende të lira

Publikuar: E enjte 2 Shtator 2010, 21:54 4 Komente

Universiteti i Prishtinës nga mesi i këtij muaji do të shpallë konkursin për afatin e dytë të pranimit të studentëve të rinj në vitin e ardhshëm akademik 2010/2011. Zyrtarë të UP-së kanë bërë të ditur se akoma nuk është caktuar data se kur do të shpallet konkursi për afatin e dytë, pasi që, sipas tyre, paraprakisht do të mbahet mbledhja e Senatit, në të cilën do të diskutohet për këtë çështje. Ata kanë theksuar se megjithëse akoma nuk është caktuar data e shpalljes së konkursit, Universiteti i ka bërë të gjitha përgatitjet për një gjë të tillë.

Afati i dytë i konkursit për konkurrim në UP do të jetë i hapur në ato fakultete dhe departamente ku kanë mbetur vende të lira nga afati i parë i konkursit. Sipas konkursit të UP-së, sivjet është paraparë të pranohen 17.094 studentë të rinj. Kurse nga afati i parë kanë mbetur edhe 8.097 vende të lira.

Sipas rezultateve të provimeve pranuese nga afati i parë, numri i përgjithshëm i studentëve të rinj që janë pranuar në këtë afat në UP është 5049 studentë të rinj, nga 19.082 kandidatë sa kanë hyrë në provim pranues. Në afatin e qershorit rekordin për numrin më të madh të kandidatëve e ka pasur Fakulteti Ekonomik, ku për 2.400 indekse kanë aplikuar mbi 5.000 kandidatë dhe për afatin e dytë nuk ka mbetur asnjë vend i lirë në Prishtinë

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • feri berisha 23.05.2011 - 21:44

    ju lutem me njoftoni se do jete drejtimi matematikor ne pz apo ne gjakove

  • filloreta 15.09.2010 - 19:55

    a do te ket afat te dyt ne universitetin publik te prizrenit .Ju lutem na informoni?

  • adelina 06.09.2010 - 21:57

    a mundeni me na tregu se kur hapet konkursi per afatin e dyt

  • TOLJA 04.09.2010 - 13:04

    a do kete afate te dyte ne UPPZ ??

arkivi i lajmeve