UP-ja filloi vitin e ri akademik
Universiteti i Prishtinës ka organizuar ceremoni solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, 2010-2011. Me këtë rast, rektori i UP-së, Mujë Rugova, duke vlerësuar angazhimin e stafit dhe studentëve, tha se UP-ja tash e një gjysmëshekulli ka zgjuar ndërgjegjen kombëtare në tërë hapësirën shqiptare, kështu që lirisht mund të thuhet se ka qenë paraprijës i lirisë së Kosovës. “Uroj që këta studentë me punën e tyre ta arsyetojnë vendin e zënë në bankat e këtij universiteti dhe në të ardhmen të jenë bazë e fuqishme për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Puna e tyre në të ardhmen do të krijojë rrugë dhe mundësi të reja për gjeneratat që vijnë”, tha rektori Rugova. Ndërsa ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, theksoi se fillimi i vitit të ri akademik është një ngjarje me rëndësi për Kosovën, pasi që tetori dhe fillimet e viteve akademike kanë qenë të ndryshme, që, sipas tij, ishin nganjëherë të okupuar, nganjëherë me protesta, e nganjëherë filluan nëpër shtëpi private.“Universiteti i Prishtinës këtë vit ka marrë një vendim të rëndësishëm, që të rritë numrin e studentëve të rinj, pra ka ofruar 20 mijë vende për brucoshët e rinj dhe kjo flet për një përfshirje të cilën e ofron UP-ja për qytetarët e Kosovës”, tha kreu i MASHT-it.
- Zgjedhjet studentore mbahen më 6 qershor
- Testi i maturës, javën tjetër fillon trajnimi i administruesve
- Studentët me muzikë “shurdhojnë” punonjësit e Rektoratit
- Për 285 vende aplikojnë 1000 kandidatë
- Provimi i Maturës, më 9 dhe 23 qershor
- Nesër, ditë mësimi në shkollat e Kosovës
- Anglishtja nga 2014-ta në të gjitha shkollat
- Çmimi “Shaban Jashari”, mësueses Shkëndije Nagavci-Bokshi
- SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave




ad_d.jpg)


Komente