description

UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve

Publikuar: E marte 7 Qershor 2011, 22:59 0 Komente

Universiteti i Prishtinës (UP) e ka shtyrë mbledhjen e Senatit për javën e ardhshme, ku pritet të diskutohet për numrin e studentëve të rinj, që është planifikuar të pranohen këtë vit. Po ashtu, këto propozime do t’i dërgohen Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për miratim në javën e ardhshme, ndërkaq konkursi për regjistrim të studentëve të rinj do të shpallet në muajin e ardhshëm, pas përfundimit të procesit të akreditimit. Lidhur me këtë çështje, Bajram Berisha, prorektor për çështje akademike dhe shkencore në UP, për “Kosova Sot“ ka thënë: “Ne tashmë i kemi propozimet e të gjitha njësive akademike dhe në javën e ardhshme pritet që këto propozime të shqyrtohen në mbledhjen e Senatit, e më pas t’i dërgohen MASHT-it për miratim.

 

Sivjet, më pak brucoshë

Numri i përgjithshëm i studentëve të rinj që parashihet të pranohen sivjet në UP, sipas propozimeve të njësive akademike është mbi 11 500 studentë të rinj. Sipas Berishës ky numër nuk është definitiv, ngase këto janë vetëm propozime të njësive akademike, të cilat do shqyrtohen nga Senati, e më pas për numër të saktë kompetent për të vendosur është MASHT-i. Mirëpo, një gjë është e qartë, se sivjet në UP do të pranohen numër më i vogël i studentëve të rinj, krahasuar me vitin e kaluar. Madje, këtë disponim e ka edhe menaxhmenti i MASHT-it, sipas të cilëve sa i përket regjistrimit të studentëve të rinj në këtë pikë do të ketë ndryshim nga ish- ministri Hoxhaj, pra do të pranohen numër më i vogël i brucoshëve. Por, nëse ndërron qëndrimin MASHT-i për rritje të këtij numri, atëherë MASHT-i duhet ta ndihmojë financiarisht UP-në.

 

Konkurs, vetëm për programet e akredituara

Ndërkaq konkursi për regjistrim të studentëve të rinj, sipas numrit dy të UP-së do të shpallet në muajin korrik, pas përfundimit të procesit të akreditimit për më se 21 programe të këtij universiteti. Sa i përket ecurisë së këtij procesi, Berisha ka nënvizuar se vlerësimi i programeve të Universitetit nga ekspertët ndërkombëtarë është duke ecur mirë dhe deri në fund të këtij muaji pritet të përfundojë i gjithë procesi, kurse në fillim të muajit korrik të shpallet konkursi. Ky konkurs do të shpallet vetëm në ato programe, të cilat janë të akredituara, por edhe do të akreditohen nga Agjencia Kosovare për Akreditim. Kurse ato që nuk do të akreditohen nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve