UP-ja hap dyert, pranohen mbi 700 brucoshë
Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues për pranim të studentëve të rinj në vitin akademik 2010 /2011. Në bazë të konkursit dhe sipas vendimit të MASHT, UP-ja në këtë afat do të pranojë 7 mijë e 622 studentë të rinj, prej të cilëve 6956 studentë të rregull dhe 666 me korrespondencë. Po ashtu universiteti do të regjistrojë edhe 296 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 168 studentë nga minoritetet: turq, boshnjakë, romë, ashkalinj dhe egjiptianë. Ndryshe nga afati i parë i konkursit për pranim të studentëve të rinj kanë mbetur edhe 8097 vende të lira, pasi që janë pranuar 5049 studentë të rinj nga 19 082 kandidatë sa kanë hyrë në provim pranues. Afati për aplikim në UP është nga 6-14 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më 18 shtator përveç Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe atij të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në të cilat provimi pranues do të mbahet më 21 shtator. Në bazë të konkursit të sivjetmë në disa fakultete në Prishtinë në këtë afat nuk do të ketë fare konkurs për pranim të studentëve të rinj për studime me korrespodencë, siç është rasti me Fakultetin Juridik në Prishtinë në këtë afat do të jenë 121 vende të lira, në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë nuk ka fare vende të lira, në Fakultetin e Mjekësisë në këtë afat ka konkurs vetëm për tri drejtime si për infermieri, mami dhe fizioterapi, kurse për drejtimet e tjera është plotësuar numri nga afati paraprak . Kurse në bazë të asaj që shihet në korridoret e fakulteteve, interesimi i maturantëve për t’u regjistruar në UP është mjaft i madh.
Komente
- Zgjedhjet studentore mbahen më 6 qershor
- Testi i maturës, javën tjetër fillon trajnimi i administruesve
- Studentët me muzikë “shurdhojnë” punonjësit e Rektoratit
- Për 285 vende aplikojnë 1000 kandidatë
- Provimi i Maturës, më 9 dhe 23 qershor
- Nesër, ditë mësimi në shkollat e Kosovës
- Anglishtja nga 2014-ta në të gjitha shkollat
- Çmimi “Shaban Jashari”, mësueses Shkëndije Nagavci-Bokshi
- SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave




ad_d.jpg)


shume mire jeni
ka arritur arsimimi ne kosove
a ka me pas pz afate te dyte
pese nuke ka edhe per mjeksin pergjithshme afati i dyt ,gabimi i madhe ,ka maturantet qe kan mbi 80% sukes ,duhet dekanati me shqertu edhe per nja 50 vende.