Viti i ri shkollor pa tekste të reja
Në vitin që lamë pas, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hartuar kornizën e kurrikulës së Kosovës, që vlerësohet të jetë një ndër dokumentet më të rëndësishme të arsimit parauniversitar. Ndërkaq zbatimi i kësaj kurrikule sipas përfaqësuesve të MASHT-it pritet të fillojë gjatë këtij viti. Përmes këtij dokumenti, që cilësohet të jetë kushtetuta e arsimit parauniversitar, parashihet të bëhet edhe rishqyrtimi i planeve dhe programeve mësimore e më pas edhe shqyrtimi i teksteve shkollore. Por nxënësit nuk do të kenë tekste të reja shkollore as në vitin e ardhshëm shkollor, por ata do të mësojnë me tekste ekzistuese, të cilat tani përdoren për zbatimin e kurrikulave në shkollat pilot, derisa të fillojë hartimi i teksteve të reja.
Ramush Lekaj, udhëheqës i zyrës për hartim të planeve dhe programeve mësimore në MASHT, ka potencuar që paraprakisht ka filluar të vendosen rezultatet themelore të kurrikulave në fushat lëndore sipas shkalleve kyçe të kurrikulës. I gjithë ky proces parashihet të përfundojë nga muaji qershor, ndërsa më pas të vazhdohet edhe me rishikimin e plan-programeve në fushat mësimore. Mirëpo ai ka thënë që përkundër faktit që ky proces po ecën sipas dinamikës së paraparë, në shtatorin e ardhshëm nxënësit tanë nuk do të kenë tekste të reja në duart e tyre, por ata do të mësojnë me tekstet aktuale. “Meqë ky proces vazhdon me dinamikën e planifikimit të bërë më parë, planifikohet që për vitin e ardhshëm shkollor mund të rishikohen disa nga tekstet ekzistuese, por nuk do të këtë tekste të reja mësimore. Por do të hartohet një udhëzues për mësimdhënës për të ndihmuar ata dhe nxënësit të përdorin tekstet aktuale, që tani përdoren për zbatimin e kurrikulave në shkollat pilot, derisa të fillojë hartimi i teksteve te reja”, ka sqaruar Lekaj për “Kosova Sot”.
- Zgjedhjet studentore mbahen më 6 qershor
- Testi i maturës, javën tjetër fillon trajnimi i administruesve
- Studentët me muzikë “shurdhojnë” punonjësit e Rektoratit
- Për 285 vende aplikojnë 1000 kandidatë
- Provimi i Maturës, më 9 dhe 23 qershor
- Nesër, ditë mësimi në shkollat e Kosovës
- Anglishtja nga 2014-ta në të gjitha shkollat
- Çmimi “Shaban Jashari”, mësueses Shkëndije Nagavci-Bokshi
- SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi
- Qendra Studentore edhe me një konvikt
- Diplomat, drejt njohjes
- Menaxhmenti i UP-së dorëzohet para mësimdhënësve!
- Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012
- Për parregullsi, provimi anulohet në 17 komuna
- Rektori i UPz, Roland Munch ofron dorëheqjen
- Viti i ri shkollor pa tekste të reja
- Mbi gjysma e maturantëve ngelën!
- UP-ja, gati për pranimin e 11500 brucoshëve
- Shqipëri-Kosovë, shkollat me abetare të unifikuar
- Mësimdhënësit e pakënaqur për mosmarrjen e shtesave




ad_d.jpg)


Komente